Inter zgjedh presidentin e ri më 26 tetor

Sport

Pas paraqitjeve pozitive në fushën e blertë, drejtuesit e Interit po arrijnë të marrin rezultate pozitive edhe në kasat e tyre. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Interi ka shënuar një humbje prej 18 milion eurosh për sezonin 2017-2018, një shumë relativisht më e ulët nga ajo e një viti më parë, ku humbjet ishin në kuotën e 24 milion eurove.

Zikaltërit mbajtën sot një takim të bordit për të miratuar pasqyrat financiare deri më 30 qershor. Shpenzimet për infrastrukturën dhe sektorin e të rinjve janë të përjashtuara, kështu që Interi duhet vetëm të mendoj pa këto shpenzime.

Të ardhurat, duke përjashtuar shitjet e lojtarëve u rritën 6 përqind dhe do të kalojnë 280 milion euro.

Bordi gjithashtu vendosi një takim aksionar për datën 26 tetor, ku pritet që Steven Zhang do të zëvendësojë Erick Thohir si President.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *