Interi thyen edhe Fiorentinën, vendos D’Ambrosio

Botë Sport

Edhe pse me vështirësi, Interi mori fitoren e dytë radhazi në Serie A dhe këtë herë përballë një skuadre të fortë si Fiorentina.

Zikatrit vuajtën në këtë ndeshje në “San Siro”, por në fund triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-1.

Kapiteni Icardi ktheu në gol një 11-metërsh në pjesën e parë. Sistemi VAR kesaj here favorizoi Interin, i cili ne ndeshjen e kaluar u penalizua me dy gola. Edhe pse penalltia ndaj vjollceve dukej si e dyshimte.

Fiorentina reagoi dhe me të filluar pjesa e dytë arriti të barazoi me një autogol të Chiesa-s.

Por skuadra e Spalletit gjeti forca dhe shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores, të cilin e shënoi mbrojtësi D’Ambrosio.

Me këtë 3 pikësh, Interi ngjitet në kuotën e 10 pikëve pas 6 ndeshjeve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *