Intervista/ Kryemadhi kunder Bashes: Ne zgjedhje edhe me Ramen, koalicioni me PD…

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste per NEWS 24 ku ka folur per rruget e daljes nga kriza politike si dhe per marredheniet me koalicionin opozitar. Ajo shprehet per kendveshtrime te ndryshme, por se per vete LSI nuk eshte problem qe te shkohet ne zgjedhje edhe me Ramen. Ky opsion qe bie ndesh me qendrimin e PD-se, pasi Basha po kerkon nje qeveri tranzitore.

Me poshte intervista

Zonja Kryemadhi përshëndetje dhe faleminderit që jeni pjesë e kësaj interviste.
Ishte kënaqësi dhe për mua.

A është diskutuar në mbledhjet me aleatët se si mund të dalin nga kriza dhe a ka ndonjë shpresë që palët të ulen dhe të dialogojnë?
Mund të them që mungesa e dialogut nuk ka ardhur për shkak të opozitës, por prej arrogancës së mazhorancës dhe sidomos të kryeministrit. Mos harroni në 2 vite Parlamenti nga 2017 deri në momentin e djegies së mandateve opozita është munduar disa herë për të ofruar jo vetëm dialogun, por dhe propozimet e saj në Parlament që kanë qenë qoftë për ndryshime kushtetuese, amendamente kushtetuese për të vendosur në lëvizje mekanizmin e reformës në drejtësi, e cila për hir të së vërtetës është bllokuar për shkak të kapjes sepse një reformë në drejtësi, për të cilën kanë aspiruar të gjithë shqiptarët që të krijonte një klimë biznesi për investimet e huaja, të krijonte një barazi, të krijonte zgjidhje problematikave të ndryshme që kanë sot qytetarët shqiptarë.
Sot po bëjmë 2 vjet që i gjithë vendi është pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese që pengon zhvillimin e ekonomisë, jo vetëm zhvillimin e problematikave që mund të kenë njerëzit me njëri tjetrin. Ndërkohë nga ana tjetër kanë qenë amendamentet, Vetting-u i politikanëve që u propozua nga fronti opozitar, kanë qenë 2 amendamentet nga 2 studentet e LSI-së në kohën e protestës së studentëve që vinte për të rishikuar buxhetin me qenë se ishim një proces dhe impakti në buxhet ishte jashtëzakonisht i vogël përballë kërkesave që kishin studentët.
Pra në total ka pasur shumë iniciativa nga opozita për t”u ulur në një dialog politik, por arroganca dhe forca e kartonit të mazhorancës bëri që të kishim opozitën me shpatulla pas muri që siç quhet në gjuhën e politikës bejsboll kushtetues, ku e vendosi opozitën përballë murit që edhe për çdo vendim të paligjshëm që merrej nga mazhoranca me forcën e kartonit, opozita nuk kishte asnjë mjet për t”u mbrojtur ose për t”u ankimuar sepse mungesa e Gjykatës Kushtetuese e sillte rolin e opozitës të pa konsiderueshëm. Rasti i ligjit të Teatrit, rasti i ligjit të dividendit, rasti i ligjit për kadastrën, ligjit të noterëve, pra janë disa ligje që janë jashtëzakonisht të rënda.
Të mos harrojmë më pas me koncesionet e famshme. Janë jo vetëm grabitqare, por janë dhe korruptive dhe anti-kombëtare.

Si mendoni ju që mund t’i dilet kësaj krize politike?
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë ato që i japin zgjidhje dhe që vendosin me shpatulla pas muri të gjithë klasën politike që duan apo nuk duan të ulen në tavolinë. Se nëse një palë thotë unë nuk ulem me Edi Ramën kryeministër dhe pala tjetër thotë unë ulem në tavolinë, por të jetë e panegociueshëm çështja e koncesioneve janë 2 gjëra që në një farë mënyre, një kryeministër, i cili kërkon që me çdo çmim të mbrojë koncesionet e tij, normal që kushdo të jetë, çdo shqiptar thotë unë nuk ulem me këtë kryeministër.
Pra duhet të vendosemi përballë një pozicionimi ose përballë një fakti të vendosur të opozitës sepse një kryeministër i cili ka qëllim në vetvete mbrojtjen e koncesioneve që janë në duart e 5 vetave dhe nuk ka problem as çështjen e demokracisë, nuk ka problem as çështjen e fjalës së lirë as çështjen e pluralizmit politik as çështjen e funksionimit të një parlamenti në mënyrë demokratike, as ngritjen e gjykatave as një reformë në drejtësi. Pra do të thotë një Kryeministër i cili për hir të së vërtetës i gjithë konturazhi i tij politik, ligjor edhe ekzekutiv e ka kthyer në funksion të mbrojtjes së koncesioneve dhe për hir të së vërtetës eliminimin e kësaj krize të themi mund ta sjelli vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me zgjedhjet të cilat do të krijonin një situatë komplet tjetër. Do të thoni ju pse në zgjedhje të lira?
Vet përgjimet e Bild të dosjes 184, të dosjes 339 tregojnë haptas që zgjedhjet e 2017 kanë qenë zgjedhje të inkriminuara dhe të intimiduara po dhe të deformuara nga bandat e krimit të organizuar dhe paratë e drogës.

Ju jeni dakord me z. Basha kur thotë që unë hyj në vetëm në zgjedhje pra opozita, vetëm pa Ramën Kryeministër me një qeveri tranzitore e cila do të zhvillojë, do të krijojë atmosferën për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë ?
Kemi 2 gjëra që të jemi të qartë, unë e kam thënë gjithmonë pavarësisht se ne si front opozitar themi që ky kryeministër duhet të marri përgjegjësitë e tij. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk e kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument i cili ne një farë mënyre do të zhbëjë gjithë këtë nyje të lidhur, të ngatërruar keq, për shkak të kapjes së pushteteve, për shkak të mos funksionimit të sistemit të gjykatave, për shkak të mos funksionimit të sistemit të shtetit, për fakt të mos funksionimit të demokracisë. Unë them gjithmonë dhe jam partizane që ne duhet të përplasemi dhe duhet të luftojmë me bishën në të kundërt nëse ne nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundi bishën dhe në këtë rast bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht po themi ligjëratës politike që ngre kryetari i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si Lëvizje Socialiste për Integrim mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik sepse në fund të fundit në votimet e 30 qershorit shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm mazhorancës ku i thanë që e bojkotuan në mënyrë 85% por në fakt i dhanë dhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës duke i thënë që 85% e tyre ju përgjigjën po themi aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në votimet moniste të mazhorancës por nga ana tjetër përgjegjësia e opozitës tashmë është që të marri përsipër përgjegjësitë për t”i drejtuar këta 85% shqiptarë drejt hapjes së negociatave, drejt pozicionim të Shqipërisë si një vend në BE, drejt qartësimit të një rrugë të qartë që e kanë të domosdoshme shqiptarët për të mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionin politik në të cilin po kalon Shqipëria dhe unë mendoj që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje faktikisht sepse ajo që ne mendojmë dhe themi është që zgjedhjet politike janë i vetmi ilaç, antibiotiku i vetëm që shkatërron virusin që ka kapur kapjen e shteti shqiptar.

Për këto që sapo thatë a mos ka ndonjë debat në partitë opozitare, pra disa parti kërkojnë që të përballen me Ramën edhe qoftë ai kryeministër dhe disa parti tjera jo…
Kjo është pozitive, do të thotë që demokracia brenda frontit opozitar funksionon, pra asnjëri nga ne nuk është vasal i njërës apo tjetrës, qoftë, partitë e vogla, qoftë partitë e mesme, qoftë partitë e mëdha respektojnë mendimet e njëri tjetrit dhe për mu kjo është shumë pozitive, debat ka, sigurisht që ka debat sepse kemi edhe ideologji të ndryshme, kemi edhe programe të ndryshme. Nëse nuk do të kishte debate, atëherë do të tregonte që fronti opozitar është fiktiv, por debati që na bën të diskutojmë me njëri tjetrin, edhe kompaktëson më shumë frontin opozitar, pse? Sepse në fund të fundit përfaqësojmë interesa të ndryshme, grupe të ndryshme, bindje të ndryshme, dhe ky grupim partish politike nga e majta në të djathtë duhet të jetë shumë bindës, shumë programor dhe shumë gjithëpërfshirës të gjithë asaj shtrese shqiptare që janë 85%, të cilën ne tashmë duhet ta kthejmë në një përkrahje të zgjidhjes dhe të dhënies fund tranzicionin dhe të kësaj krize politike që për hir të së vërtetës Shqipëria vazhdon që nga 91 e këtej.

 Tentativa e 3 partive opozitare, e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partia Agrare Ambientaliste dhe të Partisë Republikane për tu regjistruar në datën 13 tetor, në datën e dekretuar si datë zgjedhjesh nga Presidenti është përkthyer si përçarje mes opozitës nga media të caktuara, si i përgjigjeni kësaj?
Kjo nuk është e vërtetë, unë mund të them që ne dogjëm mandatet, por nuk ikëm nga politika, ne vazhdojmë të jemi në politikë, mos e shikoni që djegia e mandateve na largoi ne nga politika për të gjetur mekanizma të tjerë jashtë politikës. Politika për fat të mirë apo për fat të keq është mekanizmi që do ti japi zgjidhje krizës dhe këtë mos e harroni asnjëherë, pavarësisht teknikave dhe mjeteve që ne përdorim. Djegia e mandateve, bojkotimi i votimeve të 30 qershorit, të cilat zgjedhjet lokale me dekret P tresidenti i bie të jenë më 30 qershor, por djegia e mandateve ishte elementi për të ndarë një lloj opinioni që ishte se opozita është një fasadë në Parlament, sepse në momentin që kjo opozitë nuk kishte shansin që të ankimonte atë. E dini ju ligji për dividentin, i cili u kthye nga Presidenti në Parlament, opozita nuk është njoftuar për të marrë pjesë në komision, janë njoftuar në orën 7:05, kur mbledhja fillon në orën 7:00 dhe kur kanë vajtur deputetët e opozitës mbledhja kishte mbaruar dhe brenda ditës, pa u thirrur Presidenca, pa dëgjuar vërejtjet, pa diskutuar me anëtarët e komisionit që janë të opozitës, u hodh në seancë plenarë.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që unë nuk pyes për ty dhe ti nuk ke ku të ankimohesh. Po të ekzistonte një Gjykatë Kushtetuese, në momentin që opozita ankimonte në Gjykatën Kushtetuese, ndjekja e të gjithë funksionimit të Komisionit të Ekonomisë dhe të Parlamentit do të kthente prapa të gjithë procesin. Pra, opozitën kush e mbron? Opozita çfarë ka? Fjalën ka dhe Gjykatën Kushtetuese, nuk ka gjë tjetër, mjet tjetër mbrojtës. Mazhoranca ka Parlamentin që e kontrollon, ka qeverinë që e kontrollon, ka policinë, ka ushtrinë, ka financat, ka taksidarët, ka çdo gjë për të cilën ushtron dhe imponon qëndrimin e saj. Opozita çfarë ka? Fjalën dhe Gjykatën Kushtetuese sepse edhe mediat përsëri janë të kontrolluara, të cilat në një farë mënyre mazhoranca po mundohet t’iu blejë heshtjen. Mirë kur nuk I organizon dot që të dalin në mbrojtje qeverisë, tani u thotë mos flisni të paktën, mos më shani.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *