Intervista/ Rama: Arrestimi i Metës? I besoj më shumë ambasadorit Lu

Politikë shtojca

Gjurma 13/04/2018- 16:15

Spektakël të turpshëm dhe situata të sikletshme i cilëson Kryeministri Rama përballjen me sulmin me miell dhe vezë nga deputetët e opozitës.

Në një intervistë për Tv Klan, Rama flet për këtë situatë por dhe të vërtetat që fshihen sipas tij pas këtyre sulmeve.

Sipas Kryeministrit, forca tërheqesë e kryetares së LSI ndaj Lulzim Bashës në mënyrën sesi po e drejton opozitën aktuale, është e dukshme.

Kryeministri Rama pranon të komentojë dhe raportin e ‘Freedom House’ dhe qëndrimin për zgjedhjen e Ilir Metës si kreu i shtetit dhe në këtë pikë ai thotë se s’ka asnjë pendesë.

Sa i takon akuzave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm në adresën e ambasadorit Lu që sipas tij i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës si dhe deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha se të njëjtën gjë ka kërkuar për të dhe ambasadorja Vlahutin, Rama pranon të vërtetat e diplomatëve të huaj.

“Mes këtyre që shqiptarëve që përmendët dhe amerikanit, unë besoj amerikanin” u shpreh Rama në intervistën për gazetaren e Klan, Elja Zotka.

I pyetur për deklaratën e Berishës se Romana Vllahutin i kërkoi Adriatik Llallës, arrestimin e tij, Rama u shpreh:

“Mes gjithë këtyre shqiptarëve që përmendët dher kroatëve, unë besoj kroatin”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *