Irani goditi avionin ukrainas me 176 viktima? SHBA: Hodhën raketa. Ja video e rrëzimit

Botë Rrotull

Irani ka qëlluar gabimisht avionin ukrainas që u rrëzua të mërkurën në Teheran, duke shkaktuar vdekjen e 176 personave në bord.

Zyrtarët amerikanë besojnë se boeing 737, u godit gabimisht nga një raketë iraniane.

Mediat cituan gjithashtu zyrtarë të Pentagonit duke thënë se avioni ukrainas u godit nga një raketë e prodhimit rus.

Ukraina kërkoi një hetim të detajuar lidhur me tragjedinë ajrore e cila ndodhi vetëm disa orë pasi irani sulmoi 2 baza amerikane në Irak.

Teherani mohoi përfshirjen në rrëzimin e avionit që shkaktoi vdekjen e 176 personave. Shume nga viktimat e tragjedise ishin iraniane.

Kamerat e sigurise kane kapur momentin e rrëzimit të avionit  në jugperëndim të Teheranit ku mbetën të vrarë 176 pasagjerë.

E gjitha është regjistruar nga kamerat e sigurisë të një biznesi në atë zonë.

Nga pamjet duket qartë se pas përplasjes, avioni mori flakë duke bërë kështu të pamundur dhe shpëtimin e pasasgjerëve.

Ngjarja ndodhi dtën e djeshme (8 janar) ku avioni u nis nga Irani drejt Ukrainës, por pas ngjitjes në lartësinë 2400 metra, ajo humbi kontaktin me shërbimin e aviacionit.

Disa momente më pas ajo u rrëzua në pjesën jugperëndimore të Teheranit.

Nga hetimet e bëra deri më tani, dyshohet se ka pasur mbinxehje të motorit, por ekspert të ndryshëm tregojnë se nuk ka pasur një problem të tillë nga raporti i publikuar disa orë pas përplasjes.

Shumë ekspertë nga shtete të ndryshëm janë duke hetuar për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *