Irinej Vdiq nga Covid, zbulohet amaneti i kryepeshkopit serb: Mos hiqni dorë nga…

Rajon Rrotull

Peshkopi serb Teodosije e ka konsideruar vdekjen e Kryepeshkopit Irinej, një dhimbje të madhe për popullin serb. Në reagimin e tij ai nuk ka lënë pa përmendur edhe Kosovën, duke thënë se Irinej ua ka lënë “amanet” çështjen e Kosovës.

“Ashtu si Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve, patriarku ynë gjithmonë ka theksuar se ne nuk duhet të heqim dorë nga toka jonë e shenjtë, Jeruzalemi, Prizreni ynë, Patriarkana e Pejës, Deçanit, Graçanicës, është zemra dhe shpirti ynë. Po, nëse heqim dorë nga Kosova dhe Metohia dhe nëse largohemi nga këto toka të shenjta, nuk do të ekzistojmë më, nuk do të jemi më ata që kanë qenë paraardhësit tanë dhe shenjtorët tanë dhe do të bëhemi diçka krejtësisht e ndryshme, e huaj për ne dhe jo e veçantë për ne”, tha Peshkopi Teodosije.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ndërroi jetë nga koronavirusi. Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.

Ndërkohë më 1 nëntor, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, udhëhoqi funeralin dhe liturgjinë para varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, e cila u ndoq nga mijëra besimtarë. Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë më 30 tetor për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.Arkivoli i tij ishte i hapur dhe aty mendohet se shume persona u infektuan, pasi besimtare te shumte puthnin trupin e pajete.

Kujtojmë se Patriarku Irinej njihej për frymën e tij antishqiptare. Herë pas here patriku serb fliste me një gjuhë jashtëzakonisht patetike për Kosovën, duke e cilësuar si “pjesën më të rëndësishme” të Serbisë dhe si “hapësirën më të shenjtë” të Serbisë

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *