Ish-boksieri i Vllaznisë në qeli si anëtar i grupit ‘Bajri’, policia arreston 23-vjeçarin që tentoi ta vriste në 2017

Kronike Kryesore Slider kryesore

Nga burgu, ku ndodhet i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, Nelson Hysa, ish-boksierë i Vllaznisë, ka mësuar se policia ka vënë në pranga personin që e plagosi në 6 maj të vitit 2017.

Këtë të hënë, Policia e Shkodrës vuri në pranga 23-vjeçarin Valter Ksolla banues në lagjen “Mark Lula”, i cili pas dy vitesh në arrati, u arrestua në fshatin Grudë. Ai dyshohet të jetë autor i plagosjes së Nelson Hysës në vitin 2017, ngjarje për të cilën po në atë vit ishte vënë në pranga bashkëpunëtori i plagosjes, Kolë Progni, i arrestuar në qershor 2017.

Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj Ksollës, masën e arrestit me burg për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim”  mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”

Sot policia, arrestoi edhe dy vëllezërit e Valter Ksollës të cilët e kanë strehuar në banesë, N.K 32 vjeç dhe K.K 25 vjeç, për përkrahje të autorit dhe prodhim e mbajtje të armëve pa leje. Ndërkohë, ndaj tyre është ngritur edhe akuza e kanosjes, pasi më 14 prill 2019 kanë qëlluar e armë zjarri në drejtim të banesës së një 50-vjeçari me inicialet L.A banues në fshatin Grudë e Re.

Nelson Hysa, 35-vjeçar ndodhet në qeli i arrestuar në mars të këtij viti në kuadër të operacionit “Oaz” si pjesë e grupit Bajri. Hysa ishte shpallur në kërkim në shtator të vitit 2018, deri kur ra në pranga në mars 2019, si i dyshuar për një sërë veprash penale: pjesëmarrje në organizata kriminale, grup i strukturuar kriminal dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive në bashkëpunim. Hysa u arrestua në Tiranë, në një banesë të marrë me qira në zonën e “Komunës së Parisit”.35-vjeçari i shpëtoi policisë 7-muaj më parë kur u arrestua Safet Bajri dhe pjesa tjetër e grupit, iu sekuestrua një automjet “BMË Seria 3.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *