Ish-deputeti i PD-së, Sherefedin Shehu sulmon ashpër Bashën: Zoti…

Lajme Politikë

Ish-deputeti i PD, Sherefedin Shehu u rikthehet komenteve politike pas një shkëputjeje prej afro 3 vitesh. Ai la mandatin e deputetit për të garuar për Bashkinë e Dibrës në 2016-ën në zgjedhje të parakohshme dhe humbi përballë kandidatit të PS-së, Muharrem Rama.

Profesori i financës ka bërë një status në Facebook kundër Bashës duke marrë shkas nga takimi që Basha zhvilloi në Dibër, ku përmendi dhe dosjen “184” për blerjen e votave në ato zgjedhje. Shehu thotë se është bërë viktimë e kësaj dosjeje, por sot nuk është më në PD dhe për këtë fajëson Bashën.

“Kreu i PD-së nuk është në gjendje të mbajë shtëpinë e tij, ndaj nuk mund të besojnë njerëzit se ai do të rregullojë Shqipërinë”, – shkruan ndër të tjera Shehu. Reagimi i plotë i Sherefedin Shehut në Facebook:

“Të Dashur Dibranë,

U gëzova shumë që ju pashë të shtuar dhe me entusiazëm në mbështetje të PD-së. Por, meqenëse Basha foli më shumë për dosjen 184, duhej ta kishit pyetur se ku e ka protagonistin e tij që kjo dosje e viktimizoi dhe PD-së i legjitimoi çadrën. Dhe këtë nuk po jua kërkoj që unë të fitoj pikë por kjo pyetje e ndihmon PD-në për të gjetur rrugën e fitores.

Nëse shqiptarët shikojnë se kreu i PD-së nuk është në gjendje të mbajë shtëpinë e tij nuk mund të besojnë se ai do të rregullojë Shqipërinë. Nëse standartet e mira që i përmend çdo ditë nuk i zbaton për vete, nuk besoj se mund t’u mbushësh mendjen të tjerëve se do ti zbatosh për Shqipërinë.

Dosja 184 dhe shumë dosje të tjera tregojnë se kjo nuk është Qeveria që shqiptarët duan, por askush nuk mund të pranojë Republikë të Re me mendje të vjetër. Sepse kjo bëri që të hysh në çadër dhe të mos dish si të dalësh prej andej dhe tani që i dogje mandatet kam frikë se flaka e tyre do të fiket shpejt. Zoti e ndihmoftë PD-në dhe Shqipërinë”– shkruan Shehu.

Të Dashur Dibranë,U gëzova shumë që ju pashë të shtuar dhe me entusiazëm në mbështetje të PD-së. Por, meqenëse Basha…

Gepostet von Sherefedin Shehu am Donnerstag, 14. März 2019


Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *