Ish-deputetja demokrate hap dy dyqane për rroba në Tiranë: Kush thotë qe “Femrat s’kanë gusto”!?

Kryesore Showbiz

 

Zgjedhja në Kuvendin e Shqipërisë për shumë politikanë përbën një nga synimet më të mëdha të të marrit me politikë. Por pavarësisht kësaj të paktë janë ata që kanë mundur të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëjnë karrierë si deputetë dhe të qëndrojnë në Kuvend për disa mandate. E në momentin që largohesh prej tij secilit prej deputetëve i është dashur që të përshtaten sërish me jetën dhe të gjejnë mundësi që të mbijetojnë me punë dhe profesionet e tyre. I tillë është edhe rasti i ish-deputetes demokrate, Lajla Përnaska, e cila ka qenë pjesë e Kuvendit për disa mandate. Por prej disa vitesh asaj i është dashur që të përballojë jetën pa qenë më deputete dhe në këtë kuadër ditët e fundit ajo ka hapur dhe dy biznese të sajat. Bëhet fjalë për një linjë dyqanesh veshjesh për femra. Madje jo vetëm kaq por ajo ka marrë përsipër që hyrjet e reja të veshjeve t’i reklamojë dhe vet.

“Kush thote qe “Femrat s’kane gusto”!? ja fut kot😜😜.

. #onusmaison, koleksioni vjeshte- dimer. Adresat: M. Grameno 77, & Rr. Elbasanit ( perballe 7 xhuxhave)👸🏼🏆”, shkruan Përnaska.

 

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *