Ish-këshilltari i Berishës: Edhe Basha njësoj do vepronte me Teatrin, protesta është farsë

Lajme Politikë

Keshilltari i shtypit i qeverise Berisha, Grid Rroji shperthen ndaj ceshtjes se teatrit te ri, duke deklaruar se protesta e ndermarre eshte nje farse dhe po perdoret nga paria. Drejtori i Komunikimit ne qeverine Berisha nga 2007-2009 ka sulmuar ashper opoziten, duke theksuar se edhe kryedemokrati Basha do te vepronte ne te njejten menyre per ceshtjen e teatrit. Madje ai thekson se duhet nje teater i ri, por pa kulla.

Statusi i plote ne Facebook

Dy fjalë për Teatrin: 1) Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë hajna që e kanë tregu se s’pyesin për nanë e babë e jo më për teatrin. Nqse do ishte në pushtet pala tjetër do ndryshonte sekseri, jo Olsi po Zeni, kurse sekserët e Metës do kërkonin ndonjë tender të madh si kaparrë për t’i bërë një opozitë sa për sy e faqe. Po teatri do prishej njësoj dhe kullat do bëheshin po aty.

Këtë e ka provuar koha, mjafton të shfletoni kujtesën. Në vend të zarave të Zenit do protestonin zarat e Sorrosit dhe qëndrimet do ishin kryekëput të kundërta. A ju kujtohet Piramida? 2) Protesta në vetvete është gjëja e duhur. Mirëpo VARET NGA SYNIMI QË I CAKTON VETES. Nëse synimi është të protestosh që të shndërrohesh në profesionist të protestës, apo që të marrësh ndonjë kockë nga opozita kur të vijë në pushtet, apo sepse gjykon (naivisht në gjykimin tim) se thjesht protesta heterogjene, pa ide të qarta a të përbashkëta të paktën ndër drejtuesit do krijojë ndryshimin, protesta nga mjet popullor shndërrohet në instrument lehtësisht të kontrollueshëm nga Paria.

Sot Edi Rama me Lali Erin e tij, dje Saliu me Lulin e tij apo kushdo tjetër nesër. Në këtë pikëvështrim, duket sikur teatri i bashkon protestuesit e jo anasjelltas. Ore lëri llafet, faktet faktet do thonë dashamirësit që mendojnë se i shërbejnë vendit duke bërë çdo kauzë mjet proteste. Mirëpo faktet janë kokëforta që nga Mjafti e deri tek këto të sotmet.

Të gjitha kanë përfunduar duke i shërbyer Parisë herë si valvulë shfryrëse e tensioneve të brendshme, e herë si katapultë për më ambiciozët ndër protestuesit për tu katapultuar në radhët e Parisë. Më tej, duke u marrë me cic micet e përditshme të Parisë të cilat qëllimisht devijojnë vëmendjen nga krimi i tyre i përbashkët, shkatërrimi i shtetit, protesta për teatrin kontribuon në propagandën e palëve që e mban popullin ngujuar para TVsë për të dëgjuar kush ja futi kujt sot te Fevzua apo të tjerët. Pra, dëmi i një proteste me synim e drejtim të gabuar është i shumëfishtë.

Po Teatri, po aktorët? S’do mend se Teatri duhej rindërtuar pa kulla por më e rëndësishmja do ishte shndërrimi i tij në një instrument pararojë të kulturës kombëtare. Faktet thonë me zë të lartë që nuk është e nuk ka qenë ka shumë kohë dhe asnjë nga aktorët a regjisorët nuk e ka këtë agjendë.

Thjesht duan të ruajnë privilegjet si ata që i shitën mollaqet Edit, si ata që drejtohen në telefon nga Mul Noka (?!?!?!?! eh la culture on dit en français).
Për t’ju rikthyer temës, protesta për këtë teatër është farsë e Parisë ku po përdoren shumë miq e mikesha që nuk janë blerë a shitur por që për arsyet e përmendura më sipër nuk duan ta shohin këtë realitet. Doni protestë për të rrëzuar Naltmadhninë Edvin? Posi jo, largoni plehrat e opozitës dhe eunukët e Shoqërisë Civile të Parisë, bëjuni thirrje shqiptarëve të dalin në shesh për të shpëtu atdheun që po e shesin dhe gjakosin copa copa, kërkoni largimin e të gjithë këtyre lëtyrave politike ( jo hiq Palloshin sill LuleBashën e Saliun prapë në pushtet)si shkaktarë dhe pjesëtarë të krimeve antishqiptare, shpallni që nuk largoheni nga sheshi derisa ti rikthehet shqiptarëve kontrolli i shtetit dhe i fateve të veta, përdorojeni teatrin si instrument për qëllime më të gjera se sa një ndërtesë e ca kulla…e atëherë besoj mund të gjeni mbështetje masive. Edhe nëse jo, jetoni të qetë me vetëdijen se bëtë gjënë e duhur.

Image result for Grid Rroji
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *