Ish-këshilltari i Metës pranoi mandatin, kryetarja e bashkisë i kthehet: Turp për ty, ishe shumë afër Ilirit

Kryesore Politikë

Ralf Gjoni është vënë në qendër të kritikave nga militantët dhe zyrtarët e LSI-së për vendimin që mori për të marrë mandatin e deputetit. Një prej zyrtarëve të lartë të LSI-së që e ka kritikuar ashpër atë për këtë vendim është edhe kryetarja e Bashkisë së Librazhdit, Miranda Rira.

“Ralf, meqe te njoh e te kam mik, me lejo te te them dy fjale. Nese do ishe nominalisht ne ate liste, pra do fitoje si produkt i nje sistemi mazhoritar, me ze dhe figure si Ralf Gjoni, do ta mirekuptoja vendimin tend per te mos zhgenjyer votuesit e tu. Ti e di fort mire se ky kod elektoral prodhoi nje maskarade personazhesh ne parlament, ky munden te jene “ligjvenes” bandite dhe kriminele, dallkauke dhe injorante me shkolle part-time. Une besoj se ti je nje nder njerezit qe e meritoje emrin deputet, per shkak te formimit dhe kapaciteteve te tua intelektuale, ti sikurse dhe une ke studiuar jashte dhe je kthyer per t’i sherbyer atdheut dhe per te bere dicka te mire per kete vend. Por me kete vendim kujt axhende euro-atlantike po i sherben? Asaj te Gent Cakajt qe i ka buzet me qumesht dhe s’merr vesh nga diplomacia e politika? Kujt axhende perendimore? Kujt ane te historise? Asaj qe po i largon gjithe rinine e ketij vendi nga syte kembet, sepse ketu nuk shohin drite shprese? Çfare dhe ke do perfaqesoh ti ne ate parlament autokratik, monopartiak dhe dekadent?! Me siguri aty nuk jane ata qe e duan vendin me shume, por ata qe e duan “partine “ me shume. Ti ke qene shume prane Ilir Metes!! Politika ka moral!!!

Une s’do ta merrja kurre nje vendim te tille, kushdo qe te ishte lideri im shpirteror, Meta, Rama, apo dikush tjeter, do t’i qendroja kauzes dhe filozofise sime politike deri ne momentin kur ky njeri mos kishte me nevoje per mua, sepse ne fakt njerezit duken me shume ne kohe te veshtira sesa ne kohet e mira! “Opozite” me Rudinen qe s’di te flase shqip e qe eshte aty vetem se eshte e bija e babes se vet, me Murrizat dhe me Ferrat, ti qofsh qe do besh!! Te shohim sa jave do zgjase dhe kjo opozita dhe ky parlament, qe tani eshte “qelbur” dhe ta quash parlament, eshte sakrilegj!”, shkruan Rira.

Ndaj këtij komenti të gjatë ka reaguar vet Gjoni, i cili shprehet se ky ishte një vendim vërtetë i vështirë. “Miranda Rira e vleresoj mendimin tend. Ky nuk ishte aspak vendim i lehte, dhe arsyet per pranimin jane te shumta. Une e shoh si nje hap te veshtire ne interes te vendit. Koha do t’a tregoje nese kam gabuar. Por te siguroj se nuk kam ndermend te dal nga vetja e nga parimet tek te cilat kam besuar gjithnje…”, shprehet Gjoni.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *