Ish-kryeprokurori Llalla në hetim për pastrim parash

Kryesore Politikë shtojca

Ani Ruçi

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po hetohet për pastrim të mëdha parash. Ky fakt bëhet e ditur në artikullin e sotëm të Dojçe Velle, ku theksohet se edhe pse ish-kreu i Akuzës dha dorëheqjen nga posti drejtues për t’i për shpëtuar procesit të Vettingut, hetimi ndaj nuk do të ndalet. Gjurma.al po boton lajmin e plotë Dojçe Velles, mbi procesin e Vettingut, ku kryelajmi është shkarkimi i anëtarit të Gjykatës Kushetuese, Fatos Lulo nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi nuk justifikonte 480 mijë dollarë amerikanë pasuri

Vettingu ndez motorët për një gjyqësor pa ryshfet dhe korrupsion

Dalin rezultatet e para të prekshme të procesit të Vettingut në Shqipëri. Në këtë mënyrë rritet shpresa për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Transparencë dhe fakte

Me këtë moto Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ( KPK) motori i vettingut, ka filluar këtë javë sesionet e dëgjesave publike të gjykatësve dhe prokurorëve që pretendojnë të jenë pjesë e sistemit të reformuar të drejtësisë. Kush kalon testin nga ky Komision do të vazhdojë të jetë prokuror apo gjykatës në sistemin e reformuar të drejtësisë. Kush nuk e kalon mbetet jashtë sistemit dhe subjekt i mundshëm i ndjekjes penale. Rastësi apo jo, i pari në listën e gjykatësve në këtë proces nuk e kaloi dot testin. Komisioni shkarkoi të premten ( 23.03.2018) anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, që kishte deklaruar një pasuri prej rreth 700 mijë eurosh.  Avokati i tij nuk solli dot para komisionit, në  seancën e dëgjesës publike, të hapur për mediat, dokumenta zyrtare për burimin e kësaj pasurie.

Ky është rasti i parë, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon një gjykatës të nivelit të lartë dhe hap procesin e ҫ’rrënjosjes së ryshfetit dhe korrupsionit në drejtësinë e Shqipërisë duke hedhur bazat për një gjyqësor profesional, të pavarur, me gjykatës e prokurorë me integritet moral. Gjithë procesi i verifikimit dhe vendimet e këtij Komisioni po monitorohen nga ekspertë të pavarur ndërkombëtarë.

Çmontim i kulturës së pandëshkueshmërisë

Lista me emrat e gjykatësve  dhe prokurorëve që do kalojnë në sitën e vettingut është e gjatë, plot 800 syresh. Vetëm 2% ose 17 gjykatës dhe prokurorë dhanë dorëheqjen dhe u vetëpërjashtuan nga drejtësia, para se Vettingu të fillonte, duke përfituar nga ligji i Vettingut që ua jepte këtë mundësi. Por dorëheqja nuk u jep atyre imunitet për t’i shpëtuar drejtësisë pa i hyrë gjemb në këmbë, nëse kane kryer vepra penale. Drejtësia po tregon se po vepron në bazë të provave dhe fakteve. Rasti më domethënës është ai i ish- Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndaj të cilit Prokuroria ka hapur ҫështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha, edhe pse Llalla deklaroi para se të fillonte Vettingu largimin vullnetar nga drejtësia. Atë që nuk e bëri dot organi i akuzës i drejtuar nga Llalla, që erdhi në krye të Prokurorisë në vitin 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5 vjeҫar, më 3 dhjetor 2017, e nisi Departamenti Amerikan i Shtetit. Muajin kaluar ai mori vendimin që  ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”.

Shqipëria pret hapjen e negociatave

Fakte dhe dokumenta zyrtare, të botuara në media, kanë bërë transparente për publikun shit-blerje tokash, ullishtesh, në sipërfaqje të mëdha dhe pasurish të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë. Dokumentat zyrtare flasin për transaksione financiare me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda. Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është një sinjal se për kulturën e pandëshkueshmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i ҫmontimit. Burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë process thanë për DË se rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm fillimi i kapjes së “peshqve të mëdhenj” që do të ndiqet se shpejti edhe nga raste të tjera.

Rama-koha për hapjen e negociatave të anëtarësimit

Asi që ka në dorë Shqipëria 3 javë para publikimit të Progress Raportit 2017 është pikërisht progresi në reformën në Drejtësi. Rezultatet konkrete në procesin e spastrimit të drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar kanë rritur shpresat e Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Kjo pasi kryerja e vettingut dhe rezultatet e tij të prekshme janë  kushti kryesor i KE. Shqipëria e meriton! Me këtë bindje kryeministri Rama ka nxitur ditët e fundit, Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini, Komisionerin Hahn dhe Parlamentin Europian që të kuptojnë se koha për hapjen e negociatave ka ardhur. ” Shqipëria nuk kërkon ndonjë dhuratë, as ndonjë favor që nuk e meriton. Shqipëria po kërkon thjesht të hapen negociatat , sepse e  meriton” ka theksuar të premten,(23.03.2018) Rama, në një fjalë të mbajtur në Parlamentin Europian.

Krahas kësaj bindjeje kryeministrin Rama ka risjellë si argument situatën gjeo-politike në rajon, përpjekjet e Rusisë dhe aktorëve të tjerë si Kina apo Turqia për të rritur ndikimin e tyre. Hapja e negociatave si një progres drejt hyrjes në BE do ” të ndalojë shfaqjen e fantazmave të së kaluarës” ka theksuar kryeministri në Parlamentin Europian duke u risjellë në vëmendje euro-parlamentarëve  se rajoni i njohur për konfliktet etnike dhe lufterat e pergjakshme pas viteve 1990 po forcon paqen dhe bashkëpunimin, pikërisht sepse ylli i tij polar është hyrja në BE. Por ngadalësimi i ritmeve në procesin e integrimit mund të sjellë pasoja negative ne pro-europianizmin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, kur faktorë të tjerë gjeo-strategjike kërkojnë të rrisin aksionet e tyre në rajon, paralajmëroi në Bruksel përsëri kryeministri Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *