Ish-ministri: Një vit pas mandatimit të Xhafajt, vendi nën kërcënim të madh nga …

Kryesore Lajme Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani jep alarmin për atë qe ai e cilëson kërcënimin me te madh te mundshëm qe i kanoset vendit, një vit pas mandatimit te Fatmir Xhafajt ne krye te Ministrisë se Brendshme.

“Kujdes! U kthye Ministria e Brendshme e komunizmit! Gati një vit pas mandatimit të Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm, vendi gjendet nën kërcënimin më të madh të mundshëm. Po kthehet policia dhe hetuesia komuniste.

Nga raportimet mediatike të deri sotme, rezulton që Policia e Shtetit e drejtuar nga Ministria e Brendshme ka këto sjellje tipike:

1. Ndalime e shoqërime në polici, pa hesap, kriter apo standard! Në shkelje të hapur me Kushtetutën dhe ligjin e Policisë së Shtetit (neni 109).

2. Ekzekutimi i arrestimeve bëhet si qëmoti. Natën, nëpër banesa duke krijuar klimë terrori tek familjarët. Kërkesave të të arrestuarve për dokumente, i jepet përgjigja standarde: “ e di ti se çke bërë, ti tregojmë letrat atje brenda”.

3. Dhunë fizike, psikike po e po, në komisariate. Trajtim çnjerëzor dhe deri edhe me pasoja të rënda për jetën e shtetasve.

4. Dominim haptazi anti-kushtetues në proceset hetimore. Prokuroria gjendet tashme nën hyqmin e Ministrisë së Brendshme, falë edhe kaosit post reformë.

5. Megjithëse kontrollin e hetimeve, fuqia provuese ndaj krimit nuk është përmirësuar. Ne mjaft raste ka përkeqësim. Arrestimet pa prova direkte dhe në vijim gjykimet në themel vënë në vështirësi gjykatat, të cilat janë nën presion shumë të madh.

6. Manipulohet haptazi vendngjarjet për të keq drejtuar hetimet. Rasti i grabitjes së prokurorisë së Durrësit është më flagranti.

7. Ne trafikun e drogës nuk kemi asnjë të arrestuar të madh, megjithëse drogë kapet, Pronarët e saj jo. Kapen ose shoferët ose gomarët…

8. Asnjë i hetuar apo i arrestuar nga radhët e zyrtarëve të Partisë në Pushtet. Edhe ndonjë që ka ngele nën hetim nga e shkuara i prishen provat, për të shkuar drejt pafajësisë.

9. Aktiviteti politik i policisë është si asnjëherë tjetër më parë. Për çdo ushtrim të lirive kushtetuese, qytetarët kërcënohen nga policia, ose me përgjim, ose survejim, ose shoqërim dhe procedim penal.

10. Asnjë i arrestuar nga kontigjenca e personave në kërkim. Madje për disa prej tyre shërbimet aleate kanë dhënë info të sakta për vendndodhjen e tyre, por policia në vend ti arrestonte dërgonte njerëz për negociata me ta. Kështu u është dhënë mundësia të
kërkuarve të ndryshojnë vendstrehim.
Këtë e kam direkt nga burime të huaja këtu…” – shkruan ndër të tjera Manjani.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *