Ish-prezantuesja e spektaklit: Në ‘Portokalli’ ka njerëz që hanë bukën kot! Ja emri që preferoi…

Showbiz

Eneda Tarifa ka qenë e ftuara e kësaj të shtunë në emisionin “Mos i fol shoferit” që transmetohet në Ora News.

E pyetur nga drejtuesja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj se kë do të hiqte nga spektakli i humorit nëse do të bëhej drejtoreshë e “Portokallisë”, ish prezantuesja e show-t të humorit refuzoi të japë një emër ndonëse u tregua e drejtëpërdrejtë kur tha se: “Nuk besoj se dua të krijoj dhe të bëj armiq në këto momente kështu që besoj se do mbetet për të ta thënë në kafe. Ka njerëz që hanë bukë kot”.

Sakaq këngëtarja e njohur nuk ka nguruar të tregoi emrin e aktorit të saj të preferuar në “Portokalli” dhe u shpreh se simpatizon Florian Binaj-n. “Vend të veçantë mban Flori, i cili është shumë i talentuar, një njeri me shumë dimensione që di të krijojë karaktere edhe pse nuk ka bërë një shkollë për aktrim. Këta njerëz që ecin vetë dhe vetëm me punën e tyre, unë i adhuroj. Me një respekt dhe mall të veçantë, ne vazhdojmë miqësinë me familjen e tyre”- u shpreh artistja 36 vjeçare.

Eneda Tarifa ka qenë bashkëprezantuese në show-n humoristik të së dielës “Portokalli” për 6 vite radhazi deri ne shtator të 2016-ës kur edhe u largua. Sa i përket karrierës së saj muzikore vetëm dy ditë më parë ajo ka publikuar këngën e re me titull “Çuna dhe goca” në bashkëpunim me Robert Berishën dhe Kastro Zizo-n.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *