Ish-universiteti privat do kthehet në karantinë për COVID-19 (VIDEO)

Shëndeti Të tjera

Godina e një ish- universiteti privat në Tiranë, ish-Kristali, do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus që janë drejt shërimit. Sfida për qeverinë, siç kryeministri Edi Rama e quajtur është që brenda 30 ditësh, ai të shndërrohet në spital dhe të nisë nga puna. Kreu i qeverisë, gjatë inspektimit të kësaj godine, tha se këtu do të dërgohen të gjithë pacientet që janë drejt shërimin, në këtë formë edhe lehtësohet puna e mjekëve tek Infektivi, por mbi të gjitha i lehtëson ata edhe psikologjikisht.

“Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiuliu ka dhënë detaje se si do të funksionojë dhe lehtësirat që ajo do të ofrojë.

Sipas projektit të prezantuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kati i parë i kësaj godine do të jetë një reanimacion për shërbimet bazë, s dhe do të ketë hapësira për organizim të veshjeve të personelit mjekësor që do të punojë në këto ambjentë.

Në çdo kat tjetër do të ketë një strukturë infermierie, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë, dhe sipas ministres është një godinë lehtësisht e përshtatshme për t’u shndërruar në një spital.

“Kati i parë do të shërbejë si një organizim në raport me veshjet e personelit dhe reanimacion për shërbimet bazë. Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit që kërkojnë një asistencë bazë. Rreth 100 shtretër do të jenë. Në kushte që mund të adaptohet shpejt, çdo kat do ketë një strukturë infermierie, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e përcaktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi nuk kërkohet specializimit të një spitali klinik, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka edhe vendin e parkimit. Mund të përshtatet edhhe në plan afat gjatë”, shtoi Manastirliu.

 

🔴 NJË SPITAL I RI LUFTE, PËR TË GARANTUAR MBROJTJEN E TË SËMURËVE NË KUSHTET E ÇDO RRITJEJE TË PAPRITUR TË FORCËS SË ZJARRIT ARMIK #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 26. März 2020

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *