Ishin kthyer tmerr i vjedhjeve në Tiranë, policia arreston 2 persona. Ja kush janë

Kronike Slider kryesore

Dy persona janë arrestuar mesditën e sotme pasi vidhnin shpërndarëse të internetit.

Mësohet se në pranga kanë rënë E. D.,23 vjeç dhe B. K.,31 vjeç. Dy të rinjtë janë arrestuar pas kallëzimeve të bëra nga administratorët e disa  pallateve të cilët vidhnin kasetave shpërndarëse te internetit duke këputur fibrat optike. Por nuk u kishin mjaftuar vetëm pallatet. Mësohet se ata janë autorë edhe të vjedhjes së kasetës së internetit në një një nga zyrat e  njësisë së mirëmbajtjes së rrjetit elektrik  në Tiranë. Vjedhjet janë kryer gjatë periudhës shkurt-mars.

Pas arrestimi, policia arriti të sekuestrojë materialet elektrike të vjedhura, konkretisht një njësi qendrore kompjuteri, dhjetëra  metra tel alumini  e kabllo elektrikë.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *