Pasi u infektua nga Covid-19 ish-Ministrja e Bujqësisë gjatë regjimit komunist, Themie Thomai nuk ka mundur të mposhtë virusin.
Ajo ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në moshën 75-vjeçare. Thomai ka qenë Ministrja e Bujqësisë e cila qëndroi në këtë post për 13 vite, nga viti 1975 deri në vitin 1989.
Ajo gjithashtu ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së.
Ajo është ministrja e Bujqësisë më jetëgjatë e çdo qeverie të Shqipërisë. Themie Thomai u emërua në këtë post në vitin 1975 dhe e mbajti deri në vitin 1989.
Loading...