Ishte në reanimacion, vdes foshnja nga Covid, ministria jep shkaqet: Kishte…

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 fëmija i parë në Shqipëri. Fëmija i përket seksit femër dhe ishte 16 muajshe. Foshnja ishte fëmija i vetëm dhe pak ditë më parë ishte shtruar në reanimacion.

Raportohet se foshnja është me iniciale A.K dhe është nga qyteti i Durrësit. Mesohet se fëmija ka pësuar një hemoragji dhe prej ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Një ditë më parë u raportua se, në Pediatrinë e QSUT-së ndodhen 4 të mitur të shtruar, pasi janë prekur nga koronavirusi. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një grua shtatzënë, vetëm 28-vjeçe ndërroi jetë si pasojë Covid-19, pas komplikacioneve të shkaktuara nga virusi.

Sakaq ministria e Shendetesise ne perditesimin e dhene per shifrat ka dhene edhe arsyet se vdiq foshnja nga Durresi.

Reagimi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore  Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *