Type to search

Botë Kryesore Rrotull

Italia, dorëzohet në Senat propozimi për njohjen e pensionit për emigrantët shqiptarë

Ndaje

Nga Alba Kepi/ ORA NEWS

Një lajm i mirë vjen nga Italia për të gjithë emigrantët shqiptarë që punojnë e që paguajnë rregullisht kontributet shoqërore në këtë vend. Shumë shpejt atyre mund t’u njihen vitet e punës për të drejtën e pensionit. Propozimi ligjor sapo është dorëzuar në Parlamentin italian dhe eskluzivisht për Ora News flet hartuesi i këtij amandameti, senatori Tomaso Nannicini.

Për herë të parë në Parlamentin italian është prezantuar një amendament ligjor i cili parashikon nënshkrimin e një rezolute të përbashkët mes Italisë e Shqipërisë për njohjen e së drejtës së pensionit për të gjitha emigrantët shqiptarë që kanë derdhur rregullisht kontributet shoqërore.

Amendamenti është hartuar nga senatori i Partisë Demokratike Italiane, Tomaso Nannicini dhe sapo është prezantuar në Senatin italian në kuadër të marrjes në disktutim të draft ligjit mbi reformën e pensioneve në Itali.

Rëndësia e këtij amendamenti është mbi të gjitha pasi garanton dhe burimet financiare për realizmin e tij.

Senatori italian, Tomaso Nannicini, me profesionin ekonomist ka qenë nënsekretar i shtetit në qeverinë e Matteo Renzit, e është aktualisht anëtar i Komisonit Parlamentar të Puëns.

Menjëherë pas prezantimit të këtij amendamenti sot në Senatin italian, senatori Tomaso Nannicini eskluzivisht për Ora News, shprehet:

Tomasso Nannicini: Më në fund Italia e Shqipëria mund të firmosin një rezolutë të përbashkët me burime financiare të garantuara për të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë derdhur kontribute shoqërore gjatë viteve të tyre të punës e që mund t’u njihen kur të kthehen në Shqipëri apo dhe anasjelltas. Italia ka marrëveshje të tilla me mjaft vende të tjera jo europiane si me Argjentinë, me Tunizinë etj e nuk kuptohet pse ende nuk ka një marrëveshje të tillë me Shqipërinë, e cila është një vend mjaft i rëndësishëm për ne, jo vetëm për miqësinë që na lidh por dhe për shkëmbimin ekonomik e për fluksin e madh të punonjësve.

Në Itali janë aktualisht gati 170 mijë emigrantë shqiptarë që punojnë e që paguajnë rregullisht kontributet shoqërore.

Tomasso Nannicini: Po janë mbi 160-170 mijë emigrantë shqiptarë që paguajnë rregullisht e kontribuojnë në shumë sektorë të ekonomisë italiane e minimumi që duhet t’i garanojmë është që kontributet shoqërore që paguajnë sot t’i japin të drejtën e një pensioni në të ardhmen. Ky amendament ka kaluar pozitivisht në komisionin e bilancit në parlamentin italian i cili ka njohur garancinë e burimeve finaciare për realizimin e tij. Ekziston një tendencë politike për pengimin e këtij amendamenti nga ana e mazhorancës parlamentare 5 Yjet-Lidhja, e unë i ftoj publikisht të mos ndahemi e ta aprovojmë këtë amendament i cili pritet të votohet së shpejti në sallën e parlamentit.

Vlen të theksohet se për herë të parë një amendament i tillë për një rezolutë të përbashkët mes Shqipërisë e Italisë merret në diskutim në parlamentin italian.

Tomasso Nannicini: Po e vërtetë, deri më tani vetëm është folur por nuk ka pasur asgjë konkrete. Më në fund kemi një amendament ligjor që mund t’ japë zgjidhje përfundmitare çështjes së emigrantëve shqiptarë në Itali.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *