Italianët publikojnë sondazhin, nëse ka zgjedhje të parakohshme , ja kush i fiton

Lajme Politikë

Opozita kërkon një qeveri kalimtare për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi akuzon kryeministrin Edi Rama të lidhur me krimin dhe korrupsionin.Një nga pyetjet e sondazhit të bërë nga  Instituti italian “GPF  Inspiring Research” për “Report Tv”, ka qenë: Po nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme dhe procesi do të zhvillohej sot, si do të votonin shqiptarët? Sondazhi i publikuar tregon se Partia Socialiste do të fitonte 50-54%, madje duke pasur sërish rritje në krahasim me një muaj më parë me 1%, teksa në zgjedhjet e 2017 mori 48.3% të votave. Ndërsa PD-ja do të merrte 32-36% duke u rritur me 3% në krahasim me një muaj më parë. LSI-ja ka rënie me 2%, nga 9-11% muajin e parë në 7-9% sot. PDIU-ja do të merrte 2-4% dhe PR-ja 0-2%.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *