It’s a boy! Britania, me një Princ të ri!

Botë shtojca

Gjurma 23/04/2018

Dukesha e Kembrixhit ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një djalë, pikërisht në ditën e “St George”. Kështu njoftojnë nga Pallati mbretëror i Kensingtonit.

Kate u dërgua në spital mëngjesin e sotëm, në “St Mary” të Paddingtonit, në Londër, e solli në jetë Princin e ri vetëm pak orë më vonë, pa komplikacione.

Foshnja është i pesti në radhë për kurorën, ndërsa rezulton stërnipi i gjashtë i Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut, sikurse edhe vëllai i Princit George dhe Princeshës Charlotte.

Një zëdhënës i Kensingtonit njoftoi më pas për shtypin:

“Dukesha e Kembrixhit solli në jetë djalin në orën 11:01. I pranishëm ka qenë edhe Duka i Kembrixhit, Princi William. Dukesha dhe djali janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mbretëresha, Duka i Edinburgut, Princi i Uellsit, Dukesha e Cornwallit, Princ Harry dhe pjesëtarët e të dyja familjeve janë informuar dhe janë tejet të gëzuar për këtë lajm”.

Fëmija peshon 3,8 kg, si dukesha dhe fëmja gëzojnë një shëndet të plotë.

 

Për emrin duhet pritur

Për emrin duhet të presim! Emri i fëmijës nuk zbulohet për disa ditë. Britanikët, për shembull, prisnin një javë të plotë para se të dinin Williamin dhe një muaj për Charles.

William dhe Kate, megjithatë, janë më të shpejtë: vetëm dy ditë morën njoftimin për zgjedhjen e Xhorxhit dhe Charlotës.

Emër mënjanë, me siguri secili fëmijë i të dyve i përgjigjet titullit të Lartësisë Mbretërore. Foshnja mbretërore më pas pagëzohet me një kopje të veshjes me dantella dhe saten të veshur nga vajza më e madhe e Vittoria në 1841. Origjinalja është në përdorim që nga viti 2004, për ta ruajtur atë nga përdorimi. Fëmijët e familjes mbretërore zakonisht kanë kumbarë të ndryshëm dhe zotërinj: George ka shtatë dhe Charlotte pesë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *