Iu sekuestrua 1 miliard lek pasuri, Llalla bënë rekurs në Gjykatën e Lartë

Kronike Kryesore shtojca

 

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka nisur betejën e tij ligjore pas akuzave dhe sekuestrimit të pasurisë së tij. Kështu ai ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për heqjen e sekuestros mbi pasurinë e tij.

Ankimimi është bërë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lenë në fuqi vendimin e prokurorisë për të sekuestruar pasurinë e Llallës.

Pasuria e Llallës kapte vlerën e rreth 1 miliardë lekëve dhe mes pronave të sekuestruara përfshihen toka, ara, ullishte dhe një apartament në Tiranë.

Ish-kryeprokurori akuzohet për disa vepra penale si “pastrim parash”, “refuzim të deklarimit të pasurisë”, “mosdeklarim”, “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Çështja kundër Llallës ka nisur nga prokuroria e Durrësit, ndërsa tani po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokurorët që janë duke administruar këtë hetim janë Besim Hajdarmataj dhe Klodian Braho.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *