Izet Haxhia drejt ekstradimit, sot mbërrin në Tiranë

Kronike Kryesore Lajme

Gjurma 8 Maj 2018

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit do të ekstradohet sot në mbrëmje nga Turqia. Siç raporton BalkanWeb, ai do të zbresë në Rinas, me një avion të “Turkish Airlines” sot rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Haxhia u vetëdorëzua tek autoritetet turke, ndërsa lajmin e njoftoi përmes faqes në Facebook. Pak ditë më pas ai zgjodhi në Shqipëri avokatin Fran Dashi.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *