Izet Haxhia, gjykatës: Dua ballafaqim me Sali Berishën

Kronike Kryesore Lajme

Izet Haxhia ka kërkuar ballafaqim me ish-Kryeministri Sali Berisha në gjykatë.

Ish-truproja i Berishës, doli këtë të enjte para Gjykatës së Tiranës për të kërkuar ballafaqimin ndaj ish-kryeministrit, që e cilëson si denoncues për vrasjen e Azem Hajdarit, vrasje që ai vetë e mohon.

Haxhia tregon edhe arsyen se përse nuk ka ardhur më herët në Shqipëri.

Nuk kam ardhur gjatë këtyre viteve sepse më rrezikohej jeta. Denoncuesi dhe akuzuesi im Sali Berisha ka një marrëveshje të bërë në “Rogner” për të ekzekutuar disa persona. Mes tyre edhe mua. Disa i vranë, mua jo”, ka deklaruar Izeti përpara trupës gjykuese, duke folur për një plan të gjerë ekzekutimesh të cilat sipas tij mbajnë autorësinë e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Ai ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e vitit 1998, ngjarje për të cilën ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor. Në 14 qershor do jetë seanca e dytë ku do të shpalosen pretendimet e Prokurorisë. Kërkesa e palës mbrojtëse është rihapja e këtij procesi.

Avokati i Haxhisë në këtë seancë ka paraqitur një dokument të SHIKUt, i cili ishte raport për vrasjen e Hajdarit, ku sipas tij Haxhia nuk
është përmendur asnjëherë.

Seanca që do të vendosë për kërkesën e Izet Haxhisë do të zhvillohet më 14 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *