Izet Haxhia në Shqipëri, e dashura i bën dedikimin e veçantë

Kronike Kryesore Lajme

Gjurma 9 Maj 2018

Pas 20 vitesh ekstradohet në Shqipëri Izet Haxhia. Ish-bodigardi i Sali Berishës mbërriti nga Stambolli në Rinas me një avion të “Turkish Airlines” rreth orës 20:10 minuta. Në momentin e mbërritjes në aeroport nuk ishte asnjëri nga familjarët e Izet Haxhisë, por as avokati i tij Fran Dashi.

Pas mbërritjes në aeroport, i shoqëruar nga katër agjentë të INTERPOL, ai fillimisht u dërgua në Komisariatin e Policisë në Rinas për disa minuta. Më pas i shoqëruar nga eskorta e Drejtorisë së Burgjeve me dy makina të blinduara dhe një furgon i Forcave ‘Shqiponja’ të policisë u dërgua në paraburgim te burgu 302 te ‘Mine Peza’ në Tiranë.

Pas mbërritjes në Shqipëri, faqja Facebook e Izet Haxhisë që meanxhohet nga e dashura franceze e tij, ka hedhur një postim të veçantë.

Paradite është postuar një këngë e Alban Skenderajt, me një dedikim. Fjalët me siguri jane të së dashures së Izetit, e cila ka marrë në dorë llogarine e tij në rrjetet sociale.

Ti je forca ime, ti je shkembi im, ti je i miri im, Izet Haxhia! Jam edhe une me ty, ne ate qeli… Dhe do te jem, kudo qe te jesh! Zoti eshte me ty, sepse ti je me Te Verteten! Qe zhytet, por nuk mbytet kurre!!  Mire se u ktheve ne Atdheun tend, tonin, Dashuria ime e pamposhtur!

Nuk je vetem♥️

Kështu i shkruan e dashura franceze ish-truprojes së ish-presidentit Sali Berisha

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *