Izet Haxhia nesër në Tiranë, a do rihapet dosja “Azem Hajdari”?

Kronike shtojca

 

Ish truproja e Sali Berishës dhe një nga të akuzuarit për vrasjen e Azem Hajdarit, do të ekstradohet nesër nga Turqia. Oficerët e policisë shqiptare ndodhen tashmë në Turqi për të marrë Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit. Disa ditë më parë Izet Haxhia u vetëdorëzua në policinë turke, me qëllim që të niste procedura e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet.

Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë.

Ekstradimi i tij në Shqipëri pritet të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’. Pak ditë pas vetëdorëzimit tek autoritetet turke, Haxhia ka zgjedhur në Shqipëri avokatin Fran Dashi, i cili do të mbrojë interesat e tij gjatë dhe pas ekstradimit. Sipas avokatit, Haxhia do të rigjykohet dhe dosja “Hajdari” do të rihapet.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *