Ja kush është deputeti që ka një apartament me vlerë 1.9 milionë euro

Politikë

Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj konsiderohet një nga më të pasurit e Kuvendit të ri. Ai vjen nga fusha e biznesit, duke zotëruar një sërë kompanish të suksesshme, kryesisht në fushën e teknologjisë dhe të konsultimit. Veç pasurisë që zotëron si aksioner në këto kompani, ai deklaron se zotëron edhe një apartament në Milano me vlerë rreth 2 milionë euro dhe një sipërfaqe rreth 200 metra katror.

Pasuritë e paluajtshme të deklaruara nga Agron Shehaj:

1) Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 106 m2 në Tiranë, blerë me pagat nga shoqëria ‘Intercom Data Servise’ sh.p.k 2006-2009 në vlerën 9 523 512 lekë; nga personi fizik Agron Shehaj për periudhën shtator-dhjetor 2007 në vlerën 2 450 000 lekë; hua nga shoqëria ‘Intercom Data Service’ sh.p.k në vlerën 218 000 euro. Vlera e ap. 125 000 euro.

 

2) Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 204 m2 në Milano, vlera 1 905 000 euro.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *