Ja kush është gruaja shtatzëne që humbi jetën në aksidentin e Fierit para pak minutash

Kronike Kryesore shtojca

Gruaja që ka humbur jetën sot në aksidentin e ndodhur në Qafën e Koshovicës në aksin Levan-Fier quhet Majlida Troka. Troka dyshohet se ka qenë shtatzënë ndërsa udhëtonte në njërën prej makinave si pasagjere. Në aksident u përfshinë dy makina, një Benz dhe një Audi. Përplasja ka qenë ballore dhe për pasojë goditja ka qenë shumë e fortë. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

“Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

 

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë, thuhet nw njoftimin e policisë.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *