Janë zgjedhur për të zbatuar reformën në drejtësi, por ja si e shkelin ligjin anëtarët e KPK

Kryesore Politikë shtojca

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë zgjedhur për të kontrolluar gjyqtarët dhe prokurorët nëse këta të fundit kanë zbatuar ligjin gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Por duket se ashtu si çdo zyrtar tjetër pushteti i ka bërë arrogant edhe ata, duke u bërë vet shkelës të ligjit dhe rregullave.

Siç shihet nga fotot e bëra nga gazetari Arsen Rusta, në rrugën në krah të Pallatit të Kongreseve, ku dhe kanë zyrat anëtarët e KPK-së, nuk lejohet që të parkohen makinat. Madje në krye të rrugës qëndron tabela “Ndalim qëndrimi”. Çka do të thotë që sinjali ndalon qëndrimin dhe pushimin e mjeteve dhe çdo ndërprerje të vullnetshme qoftë dhe të përkohshëm të lëvizjes, e jo më pastaj parkimin.

Por kjo tabelë duket se është vetëm për qytetarët dhe jo për anëtarët e KPK-së. Kjo pasi siç shihet ata parkojnë të qetë dhe të pa shqetësuar nga fakti që kjo është kundërligjshme. Natyrisht që për këtë jo domosdoshmërish mbajnë përgjegjësi anëtarët e KPK-së, pasi ata kanë në dispozicion makina dhe shoferë që paguhen nga institucionet shtetërore.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *