Jo vetëm Arbana, edhe ky personazh i rëndësishëm i ‘Top Medias’ nuk ishte në dasmën e Sarës dhe Ledionit

Kryesore Showbiz

Lajmi që moderatorja Arbana Osmani nuk ishte e pranishme në dasmën e dy miqve të saj bëri goxha bujë nëpër media. Mirëpo përveç Arbanës në dasmën e vitit mungoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Digitalb. Bëhet fjalë për Alban Jahon i cili njihet edhe për lidhjen e ngushtë që ka me familjen Hoxha, por që në këtë event nuk ishte i pranishëm. Arsyet nuk dihen ende.

Ceremonia madhështore u mbajt buzë liqenit të Comos në Itali, ku Sara Hoxha dhe Ledion Liço i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit dhe u betuan për dashuri të përjetshme në prani të familjarëve, kolegëve dhe miqve të tyre më të mirë. Ata bashkëjetojnë prej shumë vitesh tashmë dhe para një viti e gjysmë janë bërë edhe prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin London Noor.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *