John McCain, betejat e pafundme dhe përplasjet me Trump

Botë Kryesore Rrotull

Marre nga VOA

Amerika humbi një burrë shteti të nderuar, një patriot krenar dhe një luftëtar që sakrifikoi veten. Senatori John McCain vdiq pardje në moshën 81-vjeçare, pas një beteje me kancerin në tru. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim jetës së tij të plotë dhe të jashtëzakonshme që ia dedikoi shërbimit ndaj vendit.

Në muajt e tij të fundit, John Sidney McCain vazhdoi të flasë me gjallëri për Amerikën.

“Jemi të bekuar. Jetojmë në tokën e njerëzve të lirë, ku gjithçka është e mundur”, përsëriste zoti McCain.

Ai foli hapur edhe për rreziqet që shikonte tek epoka Trump.

“…të refuzosh detyrimet e rolit udhëheqës në botë dhe detyrën tonë për të shërbyer si pishtari i fundit i shpresës, për shkak të një nacionalizmi të shtirur, të gatuar nga njerëz që preferojnë të fajësojnë të tjerët dhe jo të zgjidhin problemet…”, deklaroi ai.

“John McCain personifikonte shërbimin ndaj vendit… Ai ishte një hero i vërtetë amerikan, jo i llojit të sajuar dhe të fryrë nga mediat”, thotë historiani politik Allan Lichtman.

I biri i një admirali amerikan, zoti McCain u bë aviator i marinës dhe kreu fluturime luftarake gjatë Luftës së Vietnamit. Në vitin 1967, avioni i tij u godit, ai u kap rob nga vietnamezo-veriorët dhe vuajti mbi pesë vite tortura dhe keqtrajtime si rob lufte.

Dekada më vonë, tashmë një senator republikan, zoti McCain u rikthye në Vietnam.

Ai kërkoi rivendosjen e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Hanoit, dhe siç thoshte për Zërin e Amerikës, që e shkuara të lihej pas.

“Pati disa individë që më keqtrajtuan në burg, të cilët shpresoj mos t’i shoh më kurrë. Por, kjo nuk e ndryshon mendimin tim se populli vietnamez është i mrekullueshëm dhe se janë miq të vërtetë që na duhen dhe iu duhemi”, shprehej zoti McCain.

Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, McCain kritikoi taktikat e torturës ndaj të dyshuarve për terroristë, ndërsa mbështeti luftërat në Afganistan dhe Irak.

Në Kongres, ai njihej për gjuhën e tij të mprehtë.

Por, ai gjithashtu vepronte me zemërmirësi. McCain kandidoi dy herë si kandidat republikan për president me pikëpamje të pavarura, dhe arriti të fitojë emërimin si kandidaturë e partisë në vitin 2008. Gjatë fushatës, ai doli në mbrojtje të kundërshtarit të tij demokrat, Barack Obama, kur një grua në publik e quajti Obamën “një arab”.

“…Jo, zonjë. Ai është një familjar i mirë, një qytetar me të cilin kam pikëpamje të kundërta…”, deklaroi atëherë zoti McCain.

Zoti McCain humbi garën presidenciale, por u rikthye në Senat, ku në rolin e kryetarit të Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, vazhdoi të përkrahë angazhimin e fuqishëm amerikan në mbarë botën dhe forcimin e ushtrisë amerikane.

Zoti McCain nuk u kundërpërgjigj kur kandidati për president Donald Trump, vuri në pikëpyetje statusin e tij të heroit të luftës.

“Është hero lufte meqë u kap rob. Mua më pëlqejnë njerëzit që nuk kapen rob. Më vjen keq që po e them”, deklaroi Donald Trump më 18 korrik 2015.

Senatori McCain u shndërrua në kritikun këmbëngulës të stilit qeverisës dhe të politikave të zotit Trump, por edhe ndaj qëndrimeve të tepruara partiake në Uashington, siç u dëshmua kur vota e tij hodhi poshtë planin republikan për sistemin e kujdesit shëndetësor të promovuar nga Presidenti Trump.

McCain respektohej nga demokratët dhe republikanët.

“Kurajo dhe besnikëri. Nuk kam përshkrim tjetër për burrin që po nderojmë sot, mikun tim John McCain”, deklaronte ish-Nënpresidenti Joe Biden.

“Në dallim nga të gjithë politikanët e tjerë të viteve të fundit, John McCain ishte i gatshëm t’i zgjaste dorën palës tjetër, për të realizuar arritje në të mirë të vendit, si reformën për emigracionin, apo reformën për financimin e fushatave elektorale”, thotë historiani Lichtman.

Shumë njerëz janë duke mbajtur zi për humbjen e tij, por McCain e ruajti ritmin e tij deri në ditët e fundit.

“Jam më fatlumi në botë. I shërbeva kauzës amerikane”, deklaronte ai.

President Donald Trump shkroi një tweet, “I dërgoj ngushëllimet mija më të thella familjes së Senatorit McCain. Jemi pranë me zemër dhe lutemi për ju!”.

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

My deepest sympathies and respect go out to the family of Senator John McCain. Our hearts and prayers are with you!

Ekipi i zotit Trump më vonë bëri një deklaratë, ku ofroheshin ngushëllime dhe u bëhej thirrje të gjithë amerikanëve “të shfrytëzojnë rastin për ta kujtuar dhe për t’u lutur për Senatorin McCain dhe për familjen e tij në këtë ditë të trishtueshme”.

Shtëpia e Bardhë e uli flamurin amerikan në gjysëm shtize në respekt të zotit McCain.

Dan Scavino Jr.

@Scavino45

This evening, the @WhiteHouse flag has been lowered to half-staff in honor of Senator John McCain…

Nënpresidenti Mike Pence u shpreh me një tweet: “Këtë fundjavë Karen dhe unë po lutemi për Senatorin John McCain, Cindy-n dhe familjen e tyre. Zoti i bekoftë të gjithë ata në këto kohë të vështira.”

Vice President Mike Pence

@VP

Karen and I are praying for Senator John McCain, Cindy and their family this weekend. May God bless them all during this difficult time.

Reagime nga ish presidentë

Ish Presidenti Barack Obama dhe zonja e tij Michelle Obama i dërguan përmes një deklarate “ngushëllime nga zemra” bashkëshortes së zotit McCain, Cindy dhe familjes së tyre.

Zoti Obama, i cili ishte rival me zotin McCain në zgjedhjet presidenciale të 2008-ës dhe i fitoi ato, shkruante se “pavarësisht se i përkisnim brezave të ndryshëm dhe besonim në politika të ndryshme, ne të dy kishim një vizion për vendin tonë, si vendi i mundësive të pafund.”

Barack Obama

@BarackObama

Our statement on the passing of Senator John McCain:

Ish Presidenti Bill Clinton and ish senatorja demokrate Hillary Clinton, e cila e kishte koleg në Senat zotin McCain, thanë përmes një deklarate se “ai shpesh i linte mënjanë ndarjet partiake, për të bërë atë që mendonte se ishte më e mira për vendin dhe nuk kishte kurrë frikë të vepronte kundër rrymës për një çështje të drejtë.”

Ish Presidenti George W. Bush e cilësoi zotin McCain “një mik, mungesën e të cilit kemi për ta ndjerë shumë.”

“Jeta e disa njerëzve është kaq e gjallë, sa që është shumë e vështirë të imagjinosh se ajo ka marrë fund. Disa zëra janë kaq kumbues, sa që është vështirë të mendosh heshtjen e tyre.”- shkruante në një deklaratë zoti Bush.

George W. Bush Presidential Center

@TheBushCenter

“Some lives are so vivid, it is difficult to imagine them ended. Some voices are so vibrant, it is hard to think of them stilled. John McCain was a man of deep conviction and a patriot of the highest order.” […] Full statement by President George W. Bush https://www.bushcenter.org/about-the-center/newsroom/press-releases/2018/08/gwb–statement-mccain.html 

Mediat kanë njoftuar se McCain kishte kërkuar që në funeralin e tij të mbajnë fjalimet e lamtumirës Presidentët Obama dhe Bush.

Babai i zotit Bush, ish Presidenti George H.W. Bush, e cilësoi zotin McCain “një patriot i nivelit më të lartë, një njeri në shërbim të publikut me një guzim të rrallë.”

“Pak njerëz kanë sakrifikuar, apo kontriubuar më shumë se ai për të mirën e qytetarëve të tij dhe për popujt liridashës në mbarë botën”- shprehej në një deklaratë Presidenti Bush i Ati, George H.W. Bush.

Ish Presidenti Jimmy Carter e cilësoi zotin McCain “një burrë të nderuar, një patriot të vërtetë, në kuptimin e vërtetë të fjalës”.

The Carter Center

@CarterCenter

STATEMENT BY FORMER U.S. PRESIDENT JIMMY CARTER ON THE PASSING OF SENATOR JOHN MCCAIN

​Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, tha se vdekja e zotit McCain është “një ditë e trishtueshme për Shtetet e Bashkuara”, që humbën një “burrë shteti dhe hero lufte me dekorata”.

“John vinte parimet para politikës. Ai vinte vendin para vetes së tij. Ai ishte njëri prej burrave më të guximshëm të shekullit”, tha zoti Ryan.

Paul Ryan

@SpeakerRyan

Our hearts are with John’s wife, Cindy, his children, and his grandchildren. This Congress, this country mourn with them.

Paul Ryan

@SpeakerRyan

My full statement: https://www.speaker.gov/press-release/statement-passing-senator-john-mccain 

Statement on the Passing of Senator John McCain

WASHINGTON—House Speaker Paul Ryan (R-WI) issued the following statement this evening:

speaker.gov

Udhëheqësja e demokratëve Nancy Pelosi tha se “vendi ynë sot është përlotur” dhe ajo theksoi “patriotizmin e thellë, trimërinë e jashtëzakonshme dhe shpirtin e paepur të zotit McCain.”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *