“Ju vraftë zoti nëse votoni”/ Pas deklaratës së Neritan Cekës, reagon ashpër Hueyda El Saied

Kryesore Politikë

 

Ditën e djeshme deklarata e ish-kreut të Aleancës Demokratike, Neritan Ceka i cili ka mallkuar të gjithë ata shqiptarë që do të votojnë më 30 qershor, u bë virale dhe mori shumë komente negative nga njerëzit.

“Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë me shokë të mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shpërdorin në 30 qershor, i zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, edhe halle dhe i kam lënë të gjitha për të dhënë votën, ai qe shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them”, është shprehur Ceka.

Por pas kësaj deklarate, ka reaguar Hueyda El Saied e cila me anë të një postimi në Instagram shprehet se voton kundër mendimit të Cekës dhe se vota është një e drejtë morale dhe civile që askush nuk mund ta heqi.

Ajo shkruan:“Miqte e mi, nuk me pelqen politika pasi per t’u marr me politike duket te besh kompromisa, duhet te jesh gjakftohte thone, duhet te harrosh lirine (dhe une s’jam gati per nje gje te tille) pa harruar faktin qe duhet re jetosh dhe punosh ne atdhe (dhe une nuk jetoj ne Shqiperi e punoj jashte). Ama kur degjoj Neritan Ceka te mallkoj bashkeatdhetatet e tij dhe te mite, miqte e mi, familjaret e mi, e vetmja deshire qe kam eshte qe te bej nje prokure dhe te votoj. Do te votoj kundra ketij lloj opinionit/mendimi. Shkoni votoni, votimi eshte nje drejte morale dhe civile, qe askush nuk mund t’ju a heq. Ju jeni te lire te zgjodhni te ardhmen tuaj”– përfundon Hueyda.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *