Juve e Inter fitojnë, De Ligt “thyen” Torinon, por nuk harron vesin

Botë Slider kryesore Sport

Derbi i qytetit i përket Juventusit. Bardhezinjtë fituan me shifrat e ngushta, 1-0 kundër Torinos, duke marrë 3 pikët e radha dhe njëkohësisht kreun e Seria A.

Heroi i takimit ishte padyshim, debutuesi në këtë 90 minutësh, Matthijs de Ligt. Holandezi shëndërroi në gol një top të hedhur në zonë dhe i harruar nga mbrojtja vendase tundi rrjetën me të djathtën.

Kaq i mjaftoi Juventusit për të marrë kreun e Seria A me 29 pikë, një më shumë se Interi, që pas 11 javësh koleksionon 28 pikë. Ndërkaq, Torino numëron 11 pikë në vendin e 13-të.

Holandezi u vu ne shenjester pas nje prekje te topit me dore ne zonen e mbrojtjes juventine, por arbitri disa konsultave me ane te kufje vendosi qe te mos akordonte penallti. Mbrojtesi De Ligt ka qene edhe me pare ne qender te vemendjes per prekjet me dore ne zonen e difensive.

“Jam shumë i lumtur, fillimisht sepse ndeshja ishte shumë i rëndësishëm pas fitores së Interit. Pastaj goli e bëri special” tha De Ligt i cili nuk mund të mos komentonte episodin e diskutueshëm të pjesës së parë të sfidës, atë prekje të topit me dorë në zonë.

“Kisha dorën e ngjitur me trupin. Kisha dorën kështu dhe nuk ishte penallti”, tha ai para kamerave duke mbajtur dorën të ngjeshur me trupin e argumentuar atë situatë që është përsëritur shpesh kohët e fundit. “Kur arrin në një klub të ri, duhet të përshtatesh. Mendoj se ka shkuar mirë dhe djemtë më kanë pritur shumë mirë dhe ndjej se po rritem ndeshje pas ndeshje. Raporti me Ronaldo e Higuain? Shumë i mirë, janë shok skuadre shumë të fortë që të flasin shumë, Pastaj sot Higuain më dha edhe asistin”, tha mbrojtësi pas përfundimit të sfidës.

Me heret Interi fitoi jaste fushe ndaj Bolonjes. Sulmuesi belg shënoi një dopietë personale në fitoren 2-1 që Inter mori me përmbysje përballë Bolonjes. Në “Renato Dall’ Ara”, zikaltërit ishin më kërkues, ashtu siç ka ndodhur në këto 11 javë të kampionatit, por ato që shënuan të parët ishin vendasit.

Goditja jashtë zone e Soriano në minutën e 59 mori një devijim nga De Vrij, i cili prishi koordinimin e Handanovic, që pavarësisht zgjatjes nuk i ndryshoi udhë sferës. Pësimi i golit rriti ndjeshëm sulmet e të besuarve të Antonio Conte, të cilat u konkretizuan në dy raste nga Lukaku. Fillimisht lojtari i ardhur nga Manchester United në merkaton e verës përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe me një kënd tepër të vështirë tundi rrjetën për golin e barazimit.

Pak minuta më vonë, ekzaktësisht në të parën shtesë, Lukaku mori përsipër goditjen e një penalltie, e shndërruar në gol nga 27 vjeçari. Pas kësaj fitoreje, Inter merr përkohësisht kreun me 28 pikë. Ndërkaq, Bologna mbetet në vendin e 12-të me 12 pikë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *