Fundi i sezonit pritet të jetë shumë i ngarkuar për drejtuesit e Juventusit që kërkon të vijojë dominimin e tij në Itali si dhe të jetë ende protagonist në Ligën e Kampioneve.
Mbrojtja është reparti ku pritet të bëhen edhe lëvizjet më të rëndësishme. Me Buffon që do të largohet, Szczesny do të jetë portieri i parë dhe zëvendësi i tij do të jetë Marchetti. Në mbrojtje Lichtsteiner e Asamoah janë të sigurt që do të largohen, ndërsa Barzagli nuk garanton më forcën fizike të një 25-vjeçari kështu që vendin të sigurt e kanë vetëm Chiellini, Benatia e De Sciglio të cilëve do t’u bashkohen Caldara e Spinazzola e me shumë mundësi edhe Darmian. Për t’u parë mbetet nëse do të besohet ende te Rugani dhe nëse do të pranohen ofertat për Alex Sandro. Ndërkaq pëlqehen edhe Sokratis e Gimenez.
Në mesfushë emrat që përmenden më shumë janë Emre Can e Cristante. Nëse nuk do të ketë largime të rëndësishme, ky repart nuk do të ketë nevojë për ndryshime të mëdha. Për sa i përket sulmit, emri që po përmendet së fundmi është ai i Antoine Griezmann. Sulmuesi i Atletico Madriod ka në kontratën e tij me klubin spanjoll një klauzolë prej 100 milionë Euro dhe Juventus ka treguar se i ka mundësitë financiare për të bërë një shpenzim të tillë.
Top Channel