Juve s’di të ndalet dhe pa Ronaldon, Roma më në fund fiton

Botë Kryesore Sport

Cristiano Ronaldo ndalet, por Juventusi jo, pasi bardhezinjtë arritën të marrin edhe fitoren e gjashtë në po kaq ndeshje të këtij sezoni, duke kryesuar bindshëm me 18 pikë.

Dybala dhe Matuidi shënuan për bardhezinjtë e Allegrit në pjesën e parë të sfidës me Bolognën, që përfundoi me rezultatin 2-0 për Juventusin, në prag të transfertës ndaj Napolit në fundjavë.

Në pritje të ndeshjes së të dielës përballë Juventusit, Napoli kalo me sukses testin ndaj Parmës në “San Paolo”, duke siguruar një triumf me rezultatin e thellë 3-0.

Lorenzo Insigne hapi serinë e golave që në minutën e pestë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë asistoi për sulmuesin polak Milik, i cili dyfishoi shifrat. Edhe goli i tretë mban firmën e Milik, i cili e mbylli me një dopietë sot, ndërsa vlen të përmendet se mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj e pa ndeshjen nga stoli.

Merr fund makthi i rezultateve negative për Romën, që në derbin e vogël me Frosinonen arriti të fitojë me rezultatin e thellë 4-0. Under, Pastore, El Sharaëi dhe Kolarov ishin golshënuesit për skuadrën e Di Francescos, e cila ngriti kështu moralin, para derbit të vërtetë, atij të fundjavës ndaj Lazios.

Në sfidat e tjera, Genoa mposhti Chievon me rezultatin 2-0, teksa i zakonshmi Piatek gjeti sërish golin, ndërsa Atalanta-Torino dhe Cagliari-Sampdoria përfunduan në barazim pa gola. Napoli eshte ndjekesja me e afert e Juves, diferenca e tyre eshte vetem tre pike larg. Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *