Type to search

Më të fundit Sport

Juventus/ Tre oferta të majme për Dybala; Bajerni, PSG dhe Mançesteri i vihen pas

Ndaje

Pas blerjes së Cristiano Ronaldos, Juventusit i është hapur oreksi dhe çdo ditë e më shumë po flitet sikur bardhezinjtë po kërkojnë të sjellin në Torino Kylian Mbappé. Por që të bësh një blerje të tillë, kërkohen sakrifica të mëdha. Një emër nga radhët e Juventusit që ka kërkesa të mëdha sot në Europë është Paulo Dybala.

Sipas gazetës Tuttosport, Bajerni I Mynihut, PSG e Mançester Siti kanë hedhur hapin e parë për të shkëputur Dybalan, duke paraqitur ofertat e tyre. Mësohet se drejtuesit e Juventusit i kanë refuzuar ato. Megjithatë, për këto 3 klube nuk është aspak e vështirë që të derdhin miliona euro për të marrë shërbimet e argjentinasit. Vlera e kartonit të Dybalas sot vlerësohet mbi 170 milion euro.

Loading...
Loading...
Tags:

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *