Kadri Veseli letër Tiranës zyrtare: Eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë

Kosovë Kryesore Rrotull

Kryeparalamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se me rastin e shënimit të 85 vjetorit të vrasjes së heroit Hasan Prishtina, ka kërkuar që eshtrat e Prishtinës të sillen në Kosovë.

Veseli ka thënë se eshtrat e Hasan Prishtinës duhet të varrosen me ceremoni shtetërore, afër vendit ku janë varrosur ish-presidenti Ibrahim Rugova, dhe simboli i rezistencës Adem Demaçi.

“Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë”, ka shkruar Veseli.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se për këtë u ka kërkuar letër autoriteteve në Shqipëri.

“Për këtë qëllim u kam dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë inciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës. Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat”, shkruan Veseli.

Atdhetari dhe politikani i Pavaresise

Hasan Prishtina, ishte njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe bashkimi kombëtar të shqiptarëve. Vepra dhe tërë jeta e tij kanë qenë të lidhura me fatin e kombit e Atdheut. 

Hasan Prishtina u lind në vitin  1873, në Vushtrri. Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në Parlamentin osman si përfaqësues i Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Kjo periudhë, për atdhetarin e madh Hasan Prishtina, do ishte vendimtare në kthesat historike kombëtare të popullit shqiptar. Ai u bë njëri ndër protagonistët kryesorë që do të godiste fuqishëm themelet e Perandorisë Osmane në tokat shqiptare, por edhe ta largonte atë përfundimisht nga Shqipëria.

Në vitin 1913 u kthye në Shqipëri dhe u ngarkua nga Ismail Qemali me detyrën e Ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Kombëtare të Vlorës.Ka qene anetar i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris me 1919, ku kerkoi bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Pati rol ne Kongresin e Lushnjes. Me pas u be deputet i Dibres ne vitin 1921, por pati perplasje me Ahmet Zogun, asaj kohe minister i Brendshem. Ai ka qene nje kundershtare i flaket i mbretit ZOG,.

Më 13 gusht të vitit 1933 ndodhej në Selanik i shoqëruar nga Ibrahim Çela, të cilin e konsideronte mik. Çela në orën 2 pasdite më datë 13 gusht 1933 në  rrugën Çimisqi, pas një bisede të vrazhdë, kishte nxjerrë rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe kishte goditur me 4  plumba trupin e Hasan Prishtinës. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të pa rrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurt për përfundimin e aktit të vrasjes. Fill pas krimit të tij vrasësi, që t’i ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. Në vitin 1977 eshtrat e Hasan Prishtinë me një vendim të Republikës Socialiste të Shqipërisë,  u sollën nga Selaniku dhe u varrosen në Kukës.

Në vitin 1977 eshtrat e Hasan Prishtinë me një vendim të Republikës Socialiste të Shqipërisë,  u sollën nga Selaniku dhe u varrosen në Kukës.

Burimi ZËRI.INFO

Image

Ne foto: Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Hasan Prishtina (djathtas)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *