Kaloi Vettingun, kreu i Kushtetueses: Sikur të kalosh ‘varrin për së gjalli’

Kronike Lajme

Kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja ka folur për herë të parë për mediat, pasi kaloi me sukses procesin e Vettingut dhe u rikonfirmua në detyrë. Duke rrëfyer përjetimet e kaluara gjatë kohës kur trupa e KPK po shqyrtonte dosjen e tij, Dedja tha se të kalojë në filtrat e Vettingut ishte njësoj si të kaloje “varrin për së gjalli”.

Ai tha se vendimin e KPK-së për rikonfirmimin e tij në detyrë e ka pritur në shtëpi me familjarët, ndërsa pas vlerësimit pozitiv, ka udhëtuar në drejtim të zyrës.

S’mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh “varrin për së gjalli”. Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e kushtetuese.

Për rastin tim: do merret perfaqesuesi ligjore. Kolegji apelimi do caktoj standartin e kryerjes se Vettingut. S’e kam mdnduar kurre qe sdo kaloja. Gjithçka mund të ndodhte. Vettingun e kam ndjekur ne shpi me familjarët, ishte diçka me emocion. Pasi e ndoqa ne shtepi erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *