“Kam qenë i pirë dhe nuk mbaj mend”, zbardhet dëshmia e parë e autorit që vrau kushërinjtë

Kronike Kryesore

Ndërkohë që në momentin e arrestimit është shfaqur i qetë dhe i është dorëzuar pa asnjë rezistencë policisë, autori i masakrës me 8 viktima në Selenicë, i riu që vrau kushërinjtë e vet, duke shuar dy dyer ka dhënë edhe dëshminë e parë në polici.

“Kam qenë i pirë dhe nuk mbaj mend se cfarë kam bërë”- ka thënë autori, teksa ndodhet në komisariat, ku u dërgua pasi u prangos që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Por ai nuk ka mohuar konfliktin e vazhdueshëm që ka pasur me kushërinjtë.

“Ata me akuzonin mua per cdo gje qe ndodhte”- ka thënë ai.

Ndërkohe që sipas policise bëhej fjalë për disa pula deti që ishin vjedhur dhe për të cilat, kushërinjtë kishin akuzuar 24 vjecarin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *