“Kam zyrë martesash”, habit kandidati i Këlcyrës (Video)

Lajme Politikë

Gjatë emisionit “Xing me Ermalin” në Tv Klan, kandidati për bashkinë e Këlcyrës, Hazbi Kasaj tha se në përditshmëri merret me ndërmjetësim martesash kundrejt pagesës.

I pyetur lidhur me pagesën, ai tha se ka pasur raste që ka marrë 2 milionë lekë për një ndërmjetësim.

Hazbi Kasaj: Unë në punën time të përditshme kam edhe zyrë martesash, martoj njerëz. Bëj punën e ndërmjetësit kundrejt pagesës.

Ermal Mamaqi: Me sa lekë i bashkoni?

Hazbi Kasaj: Këtë e kemi sipas kokës e qylafit.

Ermal Mamaqi: Si i bashkon çiftet?

Hazbi Kasaj: Vjen mashkulli bën kërkesën, por më ka rastisur që ka pasur edhe femra që kanë kërkuar t’iu gjej një bashkëshort. Kur unë i bëj gati i sjell me prindërit ose vëllain, ose motrën dhe i fus në dhomën e rrëfimit. Në dhomën e rrëfimit zbërthehen vetë ata dhe raportojnë janë apo jo dakord. Nëse bien dakord unë kërkoj pagesën.

Ermal Mamaqi: Si i fut në një dhomë?

Hazbi Kasaj: Po, në dhomën e rrëfimit, futen me partneren dhe aty tregojnë aftësitë e tyre. Mashkulli tregon nëse është mashkull, apo është i skopitur. Nëse mashkulli del i papërgatitur, femra më thotë mua që ky nuk bën për mua dhe fillojmë me një tjetër.

Ermal Mamaqi: Femra e provon një herë mashkullin dhe pastaj vendoset. Po sa merrni për një ndërmjetësim?

Hazbi Kasaj: Ne bëjmë edhe falas, po mund të shkojë edhe 500 mijë, 1 milion. Ka pasur raste edhe 2 milionë. Është me kualitete. Ne kemi zyra në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe po mendojmë të shtrihemi edhe jashtë Shqipërisë./tvklan.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *