Kandidat i opozitës për Tiranën? Dash Shehi nuk e mohon: Do ta diskutojmë

Kryesore Politikë

Së fundi në media ka qarkulluar emri i kreut të LZHK Dashamir Shehi si kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen pas një viti.

Lidhur me atë që është përfolur, ka ardhur edhe reagimi i Shehit. Në studion e emisionit “5 pyetjet nga Babaramo”, Shehi tha se është ende herët, por nuk e mohoi si mundësi.

“Jam katër vjet më i madh. Kjo është një temë ku nuk është momenti për ta gjykuar tani, , por do ta diskutojmë… Unë gjykojmë që në radhët e opozitës mund të ketë të rinj më energjikë sesa unë”, tha ai.

Duke u ndalur te zgjdhjet, ai tha se duhet ligj i ri zgjedhor. Po ashtu, ai bëri një lidhje edhe me reformën territoriale që sipas Shehit është penalizuese.

“Duhet të bëhemi gati që të votohet me ligje të tjera, ndarja territoriale është penalizuese. Kam insistuar që të bëhej edhe opozita pjesë e ndarjes territoriale, u gabua që nuk mori pjesë”, tha Shehi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *