Type to search

Lajme Politikë

‘Kandidatët e PD po merren në polici’, sherri Bardhi- Peza për 1mln €

Ndaje

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar nga studio e emisionit “Opinion” një rast të paprecedentë. Duke folur për protestën e opozitës në 16 mars, ai tha se policia ka shoqëruar në komisariate kandidatët që janë në listën e PD-së.

“I marrin i shoqërojnë dhe i mbajnë dy tre orë në komisariate. Po merren dhe kandidatët e listës vijuese të PD, mbahen në komisariat pa asnjë shpejigm me orë të tëra”, theksoi zoti Bardhi.

Po ashtu sekretari i përgjithshëm i PD-së gjatë debatit pati dhe një përplasje me gazetarin Alfred Peza, teksa i përmendi këtij të fundit rastin e 1 milion eurove.

“Po flas për 1 milion eurot që ju i keni të padeklaruara”, theksoi zoti Bardhi. Nga ana tjetër gazetari Alfred Peza tha se ai duhet të kërkojë falje, pasi gjykata e ka shpallur të pafajshëm. /Opinion.al


Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *