Kapet në Brindisi skafi me 550 kg drogë që vinte nga Shqipëria, arrestohet një shqiptar dhe një italian

Kronike Kryesore

 

 

Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë finalizuar një operacion anti-drogë në Bridisi, ndërsa janë sekuestruar skafi dhe 550 kg marijuanë që sipas mediave italiane dyshohet se vinte nga Shqipëria. Në reagimin e policisë së shtetit thuhet se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy trafikantët, shqiptari me inicialet V.B dhe italiani me inicialet Ë.F.

 

Njoftimi i policisë shqiptare:

 

Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane në veçanti Guardia di Finanza e Pulias kane finalizuar nje tjeter operacion duke goditur tentativën per trafik narkotikësh drejt Italisë.

 

Autoritetet arrestuan 2 trafikantet, nje shtetas italian me iniciale Ë.F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.

 

Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuane.

 

Aktivizuar edhe ne kete rast bashkëpunimi tashmë i konsoliduar operativ dhe informativ me autoritetet e Policise shqiptare nëpërmjet nuklit të kufirit detar të Guardia di Finanza dhe zyrës së ndërlidhjes së Policisë shqiptare në Itali.

 

Hetimet po vijojnë ne te dy krahët e kufirit per te zbuluar persona te tjerë te implikuar.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *