Kapja e 4.5 mln eurove, misteri i porositësit të Toyota dhe deklarata e Bashës

Kronike Kryesore Lajme

Mbi 4.5 milione euro dyshohet se janë sekuestruar në dy makinë “Toyota Yaris”,  në Portin e Durrësit.

Sasia e parave është zbuluar pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma. Fillimisht u dyshua për 1.5 mln euro ne nje automjet të vendosur në një transportues  me nëntë makina të tjera, ku dyshohet se do dërgoheshin në Kosovë. Por pas verifikimeve është zbuluar dhe një makinë e dytë.

Makina kishte mbërritur me trajler

Makinat Toyota kishe mbërritur  në port nga Italia rreth orës 10 të paradites dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e Linjës Ankona – Bari.

Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.

Shoferi i trajlerit: Nuk kam dijeni për paratë

Ndërsa mësohet se preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she. Menjëherë pas kësaj policia ka ndaluar katër persona mes tyre dhe shoferin e kamionit që shërbente për transportin e automjeteve, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.

Mjetet ishin pjesë e 9 makinave që transportoheshin me kamionë nga Belgjika dhe mbërritën me traget me linjën e Ankonës në Durrës.Mesohet se porosia e blerjes se makinave ishte kryer online nga porositet, enigme qe pritet te zgjidhet nga organet hetimore.

Mjetet transportoheshin nga subjekti Edi Lika, i cili është ndaluar nga policia.

Ai është i licencuar për Auto Service në Tiranë dhe transport ndërkombëtar mjetesh për vete, të tretë dhe dhënie me qira. Burime nga policia portuale bëjnë të ditur se janë mbi 4.5 milionë euro që u gjetën pjesërisht në një valixhe dhe të tjera të fshehura në pjesë të ndryshme të mjeteve që po transportoheshin.

Mësohet se në polici Lika ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni mbi shumën e parave, pasi ai kryen vetëm transportin.

“Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, kam kryer thjeshtë transportin. Ishim kontraktuar nga një biznesmen  kundrejt pagesës për të bërë transportin”, mesohet te jete shprehur Lika para organeve hetimore.

Policia shqiptare u informua nga Interpoli

Policia shqiptare është informua nga Interpoli për këtë sasi të madhe parash që po i drejtohej shtetit shqiptar dhe pas kontrollit në makinë, në pjesë të ndryshme të saj u gjet e fshehur sasia e valutës.

Autoritetet tona në bashkëpunim edhe me Interpolin po përpiqen të gjejnë gjenezën nga është nisur Toyota dhe ku do të përfundonte me qëllim për të kapur dhe identifikuar personat që janë organizatorët e transportit të parave.

Report Tv mëson se prokuror i dosjes është Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit Bujar Nishani, i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike.

PD: Eurot e kapura peshojne 200 kile

Deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet se sasia e eurove që është kapur shkon në 200 kilogram. Sipas tij, në Republikën e Rilindjes vlera e parave peshohet nuk numërohet.

“Eurot e kapura në Durrës janë aq shumë sa i masin me kilogram, kanë peshuar 200 kilogram Euro të kapura, pas sinjalit të ndërkombëtarëve. Në Republikën e Rilindjes vlera e parave peshohet nuk numërohet. Pyetja qe mbetet përherê, pse nuk gjurmohen paratë deri në fund? Pse nuk shkohet asnjëherë tek zbulimi i plotë i grupit kriminal?”, tha Salianji.

Misteri i deklarates se Bashes

Toyota Yaris me euro qe vinin nga Gjermania u paralajmeruan ne sallen e Parlamentit nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai sulmoi kreun e grupit te PS-se, Taulant Balla per nje transport te tille, duke e akuzuar per trafik dhe pastrim te parave. Por kjo akuze u hodh poshte nga Balla.

Ndersa burimet e TV Klan theksojne se deklarata e Bashes mund te cilesohet edhe si dekonsipirim i operacionit.

I pyetur nga Tv Klan Basha konfirmoi se ky qëndrim lidhej me operacionin që u bë publik këtë diel duke shtuar se “deklarata në Parlament i thoshte të gjitha”. Në policinë e Durrësit thonë se kjo deklaratë e Bashës mund të ketë dekonspiruar operacionin pasi për këtë shkak është vendosur që të mos pritej të shfaqej personi që kishte porositur automjetin tip “Toyotoa Yaris”, por të veprohej menjëherë me sekuestrimin e tij.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *