Katrastrofa e Genoas/ Rëndohet bilanci, deri tani 22 viktima

Botë Kryesore Rrotull

Është rritur bilanci i viktimave nga shembja e urës në autostradën A10 në Genova. Sipas mediave italiane deri më tani kanë humbur jetën 22 persona.

Nga shembja e urës raportohet se kanë rënë edhe rreth 20 autovetura. 4 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa janë dhjetëra të plagosur.

8 persona raportohen të zhdukur. Mes viktimave është edhe një fëmijë.  Numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.

Bëhet fjalë për urën Morandi 122 metra të gjatë dhe 70 metra të lartë e ndërtuar rreth 1960.

Nuk dihen ende shkaqet, por paraprakisht dyshohet për një problem teknik, prishje e strukturës së urës. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe policia. Kujtojmë që gjatë ditës së sotme zona është prekur edhe nga stuhi e fortë dhe reshje shiu. Dëshmitarët okularë thonë se ura u godit nga një rrufe para se të rrëzohej.

 

.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *