Katrastrofë, ja sa banesa dhe pallate shembi tërmeti i 26 nëntorit

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

131 banesa të shembura dhe 20 pallate të pabanueshëm është bilanci paraprak i tërmetit të 26 nëntorit në rang vendi.

Të dhënat u komunikuan nga zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila tha se shifrat mund të ndryshojnë pasi verifikimi në terren vijon.

Në rang kombëtar bilanci paraprak është:

Banesa të shembura- 131

Banesa të dëmtuara rëndë- 3811

Banesa të dëmtuara lehtë- 3149

Pallate të dëmtuara rëndë-461

Pallate të dëmtuara lehtë-324

Pallate të shpallur të pabanueshëm-20

Sa i takon strehimi të banorëve, kemi:

Në hotele-1961 qytetarë

Në çadra- 964 qytetarë

Në qendra sociale-867 qytetarë

Në familje dhe të afërm-2525 qytetarë

Voda tha se numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavbajë ka arritur në 2933.

Voda: Në terren vijon puna për inspektimin e dëmeve në banesa  nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare. Në Tiranë janë 27 grupe vlerësimi, në Durrës grupi i ekspertëve të vlerësimit të banesave përbëhet nga 70 inxhinierë, prej tyre 50 të huaj. Në Kamëz janë katër grupe pune në terren, në Bathore dhe Paskuqan.Në Rrogozhinë 5 grupe verifikimi, ndërkohë vazhdon inspektimi dhe në të gjithë  zonat e tjera të prekura si Kruja, Laçi, Lezha, Shijaku apo Vora.

Dëmet sipas qarqeve

-Në qarkun e Tiranës rezultojnë 2000 objekte të dëmtuara, nga të cilat 410 shtëpi private të pabanueshme. Sa i përket pallateve, 202 të dëmtuar dhe 4 të pabanueshëm.

-Në qarkun Durrës, bashkia Durrës kemi 187 objekte të inspektuara, 86 të pabanueshme dhe 4 për tu prishur. Në bashkinë Krujë, 46 objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për tu prishur.Në bashkinë Shijak, 45 objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për tu prishur. Në rang qarku Durrësi ka 287 objekjte të inspektuara.

Deri tani janë prishur 14 objekte të shkatërruara, 7 në Durrës dhe 7 në Thumanë. Vazhdon aksioni, në Durrës për 8 objekte dhe 1 në Thumanë.

 

 

Deklarata e plote

Zyra për menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka bërë bilancin paraprak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntori.

Sot është dita e 6-të pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, i cili solli tragjedinë e humbjes së jetës për 51 bashkëqytetarët tanë, dhe shkaktoi të lënduar dhe dëme të mëdha në shumë banesa në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

Kjo komunikatë e përditshme për media ofron informacion dhe bilanc paraprak mbi punën e institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke qenë se veprimet e ndërmarra janë në proces, dhe ecin përpara me shpejtësi.

Gjatë ditës së sotme:

? U miratuan nga Këshilli i Ministrave paketat e ndihmës për familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që përfshijnë strehimin e menjëhershëm të familjarëve, pensione speciale, si dhe mbulimin e shpenzimeve për ceremonitë mortore;

? Janë kontaktuar familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit për të diskutuar me ta hapat konkretë për strehimin e tyre të menjëhershëm dhe fillimin e procedurave për marrjen e pensioneve speciale;

? Vazhduan të funksionojnë Shtabet e Emergjencës;

? në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, të cilat menaxhojnë të gjitha aspektet e punës për adresimin e pasojave afatshkurtra dhe afatmesme të tërmetit;

? Vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim;

? Numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2633;

? U liruan katër palestra në Durrës, pas verifikimeve të bëra me Njësitë Administrative. Banorët që janë bërë të pastrehë nga tërmeti u sistemuan në strukturat hoteliere.

Në terren vijon me intensitet puna për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.

Në Tiranë janë ngritur 27 grupe vlerësimi. Në Durrës, grupi i ekspertëve të vlerësimit të banesave përbëhet nga 70 ekspertë inxhinierë, nga të cilët 50 të huaj.

Në Kamëz janë 4 grupe pune në terren, në zonën e Bathores dhe atë të Paskuqanit nga tre grupe pune secila. Në Rrogozhinë veprojnë 5 grupe verifikimi, ndërkohë që vazhdon inspektimi në terren edhe në të gjitha zonat e tjera të prekura, si Kruja, Laçi, Lezha, Shijaku apo Vora.

DËMET NË BANESA

Në Qarkun Tiranë, rezultojnë 2 mijë objekte të dëmtuara, nga të cilat 410 shtëpi private të pabanueshme. Sa i përket pallateve, 202 të dëmtuar dhe 4 të pabanueshëm.

Në Qarkun Durrës, është ngritur njësia e koordinimit për vlerësimin e dëmeve në koordinim me zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë z. Artan Shkreli.

Ekipe të vlerësimit me ekspertë kanë ardhur: Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Franca.

Ekipe shqiptare: Instituti i Ndërtimit, inxhinierët e Bashkisë Durrës, Fondi i Zhvillimit dhe Departamenti i Rrugëve (ARRSH), të cilët janë ndarë në ekipe në 11 Njësitë Administrative Durrës.

Grupet e inspektimit janë shpërndarë përkatësisht në: Ishëm, Manëz, Katund i Ri, Rrashbull, Rajoni 1, Rajoni 2, Rajoni 3, Rajoni 4, Rajoni 5, Rajoni 6, Sukth.

Bilanci paraprak është:

Bashkia Durrës – 187 Objekte të inspektuara, 86 të pabanueshme, 4 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Në rang qarku, 278 objekte të inspektuara

Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 13:30, janë prishur 14 objekte të shkatërruara, 7 objekte në qytetin e Thumanës dhe 7 objekte në Durrës.

Aktualisht, në Durrës vijon aksioni dhe po punohet në 8 objekte dhe në Thumanë, në 1 objekt.

Me grupet e vlerësimit në terren, raporti për dëmet materiale po përditësohet orë pas ore, por paraprakisht, në rang kombëtar ekziston ky bilanc:

Banesa të shembura……………………………………………. 131

Banesa të dëmtuara rëndë……………………………………. 3 811

Banesa të dëmtuara lehtë…………………………………….. 3 149

Pallate të dëmtuar rëndë………………………………………. 461

Pallate të dëmtuar lehtë……………………………………….. 324

Pallate të shpallur të pabanueshëm pas verifikimit….. 20

PERSONA TË STREHUAR NË HOTELE, ÇADRA, QENDRA SOCIALE DHE FAMILJE DHE TË AFËRM

Vijon procesi i strehimit të të dëmtuarve në qendra sociale dhe hotele. Sipas të dhënave të deritanishme, janë:

Në hotele: ?1 961 qytetarë

Në çadra: ?964 qytetarë. Duhet të kujtojmë se shumë nga të dëmtuarit kanë kërkuar vetë të qëndrojnë në çadra në zonat rurale, për të asistuar dhe për t’i qëndruar pranë gjësë së gjallë dhe bagëtisë.

Në qendra sociale: ?867 qytetarë

Në familje dhe të afërm: ?2 525 qytetarë

QENDRA E RE DISPECER

Në bashkinë Durrës është krijuar qendra dispecer ku janë vendosur 6 telefona dhe operatorë të cilët nisin punën brenda ditës së sotme. Shumë shpejt, kjo qendër do të jetë funksionale për të pritur çdo telefonatë dhe për të koordinuar për çdo shqetësim. Ftojmë të gjithë qytetarët të kontaktojnë qytetarët për çdo nevojë asistencë apo ndihmë materiale numrat do të afishohen në vijim.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *