Type to search

Botë Kryesore Provinca

“Ke 3 shqiptarë pas qafe”, kërcënohet me jetë ministri italian

Ndaje

Ministri i Brendshëm italian njëkohësisht zv/kryeministër, Matteo Salvini është kërcënuar me  jetë nga tre shqiptarë.

Kërcënimi është bërë përmes një letre anonime, e cila ka mbërritur mëngjesin e sotëm në godinën e ministrisë që ai drejton.

“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”-shkruhej në letër.

Salvini ka zgjedhur ta ndajë  letrën në rrjetet sociale, duke ironizuar edhe gramatikën e keqe. Krahas letrës së publikuar nuk ngurron t’i dërgojë puthje e përqafime personave që ia dërguan.

“Letra e kërcënimeve, vecanërisht gramatika italiane erdhi në Ministri. Ajo tërheq drejt, puthjet dhe përqafimet!  Të shtunën e ardhshme, më 8 dhjetor në 11 në Romë në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi me buzëqeshjet e një deti italianësh të respektuar!”, -shkruan Salvini në Instagram.

Matteo Salvini Kercenim

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *