Kë po sfidon Grida Duma? Mesazh dhe përlojtje për sistemin dhe dështakët e politikës (Video)

Kryesore Lajme Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një postim në rrjetet sociale ka publikuar pjesëza të një diskutimi me të rinjtë në Durrës, ku synimi ka qenë rruga drejt sukesesit.

“Nuk mjafton thjesht të bësh disa gjëra mirë, dhe “do gjesh” mirë; në realitetin tonë të shumtë janë njerëzit që shumë gjëra i bëjnë mirë, por nuk ia dalin mbanë në fund”-, shkruan ndër te tjera Duma.

Në shkrimin e saj Duma duket sikur është drejt udhëheqjes dhe sikur po sfidon hapur dikë, por kë po sfidon deputetja demokrate kjo mbetet për t’u parë.

Ndersa ne video shprehet se e ka provuar ne kurriz se sistemi eshte i padrejte dhe se fituesit nuk ankohen asnjehere. “Ju mendoni se keta qe deshtojne sot ne politike, ne shoqeri, ku e di une ne biznes duan te deshtojne. Asnjeri nuk deshiron te deshtoje. Arsyeja e vertete se pse deshtojne eshte sepse nuk kane te aftet me vete. Dhe mendon se ndonjeri mund ta beje vetem. Kjo eshte gjeja e pare, mesojeni! Duhet te jesh shume i afte, por duhet te shoqerohesh me te afte, duhet te jesh shume i mire, por duhet te shoqerohesh me te ngjashmin, nuk duhet te urresh te ngjashmin.Kenaqesi e madhe te bej gare me nje njeri, i cili e meriton garen time”, ka thene Duma ne kete takim me te rinjte ne Durres.

Pjese nga postimi i Grida Dumes ne Facebook

Të dashur miq,

Po ndaj me ju pjesëza të një komunikimi, shpresoj, të ndryshëm, por sidoqoftë prej kohësh të munguar, që pata së fundmi me qindra të rinj, të aftë dhe të vendosur t’ia dalin mbanë.

Me të rinj që stërvisin zakonet e tyre të jetës për të prekur suksesin që meritojnë, pa u dorëzuar.

Së bashku diskutuam fillesat e suksesit, pikënisjet e tij në jetën reale, në eksperiencat vetjake: “çfarë ndodhi”, “ku dështova”, “cilat janë arritjet”, “si kam ecur deri sot”, pra çfarë sekretesh na mëson jeta përtej bankave të shkollës.

Në një komunikim të drejtëpërdrejtë gjurmuam shtysat dhe teknikat e suksesit dhe arritjes, duke ndjekur një model që zhvillohet prej kohësh në botën perëndimore.

Nuk mjafton thjesht të bësh disa gjëra mirë, dhe “do gjesh” mirë; në realitetin tonë të shumtë janë njerëzit që shumë gjëra i bëjnë mirë, por nuk ia dalin mbanë në fund.

S’mjafton të kesh rezultate të mira në kartona diplomash, s’mjafton as t’ia hedhësh fajin sistemit që funksionon keq, e pastaj të përfundosh vetë akoma më keq; suksesi, kur e arrin, është shumë më tepër se kaq.

Që t’ia dalësh mbanë sot nuk mjafton të ëndërrosh, as të bësh ca gjëra mirë; duhet të stërvitesh fort në mendje dhe në zakonet e përditshme. Zakone fare të vogla -nga ngrënia e mëngjesit, tek ecja në rrugë, tek veshja e duhur, e më pas stërvitja e trurit si qendër force.

Të stërvitësh zakonet, të stërvisësh forcën, të bëhesh i domosdoshëm; “mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty”; kjo është çështja.

Duket disi e pabesueshme që edhe në më të keqin e sistemeve ti mund ta kontrollosh fatin tënd. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ti vendos tia nisësh sot, pa çuar kot asnjë minutë.

Suksesi nuk është fat -është teknikë; është bashkimi i disa gjërave që mund të stërviten brenda teje dhe më pas fitoren nuk e sheh më në dritare, por në pasqyrë.

Sistemet do të jenë gjithmonë të padrejta; të tjerët mund të duan të mos ia dalësh kurrë, aleati i vetëm është vetja jote – mos u dorëzo, mos e lër veten vetëm!
Vetja duhet stërvitur në mendje dhe në zakonet e përditshme.

Nuk mund të jesh i varur nga të tjerët pa fund, përkundrazi suksesi duhet të jetë varësia jote; pas kësaj do të udhëheqesh ti!

 

Të dashur miq,Po ndaj me ju pjesëza të një komunikimi, shpresoj, të ndryshëm, por sidoqoftë prej kohësh të munguar, që pata së fundmi me qindra të rinj, të aftë dhe të vendosur t’ia dalin mbanë. Me të rinj që stërvisin zakonet e tyre të jetës për të prekur suksesin që meritojnë, pa u dorëzuar. Së bashku diskutuam fillesat e suksesit, pikënisjet e tij në jetën reale, në eksperiencat vetjake: “çfarë ndodhi”, “ku dështova”, “cilat janë arritjet”, “si kam ecur deri sot”, pra çfarë sekretesh na mëson jeta përtej bankave të shkollës. Në një komunikim të drejtëpërdrejtë gjurmuam shtysat dhe teknikat e suksesit dhe arritjes, duke ndjekur një model që zhvillohet prej kohësh në botën perëndimore. Nuk mjafton thjesht të bësh disa gjëra mirë, dhe “do gjesh” mirë; në realitetin tonë të shumtë janë njerëzit që shumë gjëra i bëjnë mirë, por nuk ia dalin mbanë në fund. S’mjafton të kesh rezultate të mira në kartona diplomash, s’mjafton as t’ia hedhësh fajin sistemit që funksionon keq, e pastaj të përfundosh vetë akoma më keq; suksesi, kur e arrin, është shumë më tepër se kaq. Që t’ia dalësh mbanë sot nuk mjafton të ëndërrosh, as të bësh ca gjëra mirë; duhet të stërvitesh fort në mendje dhe në zakonet e përditshme. Zakone fare të vogla -nga ngrënia e mëngjesit, tek ecja në rrugë, tek veshja e duhur, e më pas stërvitja e trurit si qendër force. Të stërvitësh zakonet, të stërvisësh forcën, të bëhesh i domosdoshëm; “mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty”; kjo është çështja.Duket disi e pabesueshme që edhe në më të keqin e sistemeve ti mund ta kontrollosh fatin tënd. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ti vendos tia nisësh sot, pa çuar kot asnjë minutë. Suksesi nuk është fat -është teknikë; është bashkimi i disa gjërave që mund të stërviten brenda teje dhe më pas fitoren nuk e sheh më në dritare, por në pasqyrë. Sistemet do të jenë gjithmonë të padrejta; të tjerët mund të duan të mos ia dalësh kurrë, aleati i vetëm është vetja jote – mos u dorëzo, mos e lër veten vetëm! Vetja duhet stërvitur në mendje dhe në zakonet e përditshme. Nuk mund të jesh i varur nga të tjerët pa fund, përkundrazi suksesi duhet të jetë varësia jote; pas kësaj do të udhëheqesh ti!

Gepostet von Grida Duma am Dienstag, 18. September 2018

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *