Kejdi Mehmetaj – Taulant Ballës: Ti shko kërko motrën

Politikë shtojca

Opozita ka arritur këto javë që ti imponoj jetës politike një tension të lartë, çka ka sjellë dhe degjenerim të fjalorit që po përdorin përfaqësuesit politikë të të dyja palëve. Natyrisht që protagonistë të këtyre zhvillimeve janë bërë deputetët e rinj, të cilët duket se janë familjarizuar me fjalorin më vulgar të përdorur nga politikanët e vjetër. Një prej tyre është edhe deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e cila duke replikuar me kryetarin e grupit parlamentar socialistë, Taulant Balla, përdor të njëjtin fjalor si Sali Berisha para shumë vitesh, ku ai i kujtonte motrën.

 

“Taulant, unë po luftoj të keqen, po luftoj krimin dhe korrupsionin!

Ti e të gjithë ju, të zhytur e mbytur në llumin e Ditmirit dhe Edi Ramës, nuk keni as moral dhe as fytyrë të më gjykoni mua dhe brezin tim, që ka për mision t’a pastrojë Shqipërinë nga ju!

Ti shko kërko motrën!…”, shkruan Mehmetaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *