Këlliçi: Rama s’na tremb dot, ti duhet të ishte burg për 200 mln eurot e padeklaruara

Politikë

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj nisjes së hetimit të prokurorisë për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe ish-zyrtarë të tjerë të PD-së. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Këlliçi e cilëson si një hakmarrje të qeverisë ndaj opozitës.

“Gruaja’ e Bilalit flet për lobime! Në grahmat te fundit te pushtetit, i marri përdori dhe gurin e fundit te prokurorisë për të bërë presion e shantazh. Pasi ka 10 ditë që i bën presion publik dhe jo publik prokurorisë për lobimin, sot bënte sikur s’e dinte dhe s’kishte asnjë informacion. Njeriu që duhej të ishte në burg për 200 milionë euro pasuri të padeklaruar sipas OSBE, për vilën miliona euro ne Surrel me burime te dyshimta parash, qe kanabizoi Shqiperine, futi kriminelët në Parlament dhe qeveri, bën moralin e budallit! Koha jote ka mbaruar, qelinë e ke gati! S’ka vetting e presion ndaj prokurorëve, shantazh e burgosje ndaj opozitës qe na zmbraps. Rama IK! E duam Shqipërine si e gjithë Europa”, shkruan Këlliçi.

 

‘Gruaja’ e Bilalit flet per lobime 🤥 Ne grahmat te fundit te pushtetit, i marri perdori dhe gurin e fundit te…

Gepostet von Belind Këlliçi am Freitag, 14. Juni 2019

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *